10 aplikacionet më të mira të Iphone që do t'ju ndihmojnë të organizoheni në vitin 2020 - Business Magazine Albania

10 aplikacionet më të mira të Iphone që do t’ju ndihmojnë të organizoheni në vitin 2020

Audienca, 5 metoda psikologjike për t'u lidhur me të


Shumë nga ne mbështeten tek Iphone për të qënë produktiv dhe qëndruar në kontakt me skuadrat tona. Këtë fillim viti, shumë persona kanë vendosur se është koha të organizojnë biznesin dhe jetën e tyre personale.

Një nga mënyrat më të mira për të qënë produktiv është ajo e të paturit instrumentat e duhur teknologjik. Shpeshherë zgjedhja është e vështirë, kur përballesh me një gamë të gjerë. Ja 10 aplikacione që ju ndihmojnë të organizoheni më mirë.

  1. Evernote

Shërben si një aplikacion tipik shënimesh, ku mund të vendosësh linqet e artikujve qe synon për të lexuar, dokumenta të skanuara dhe shënime të tjera.

2. SparkBën të mundur organizmin e emaile-ve ndërmjet aplikacioneve të ndryshme, duke krijuar lehtësi në navigimin midis tyre.

3.Shortcuts

 Me anë të Shortcuts, bëhen të mundura kombinime veprimesh midis aplikacioneve të ndryshme që gjënden ne celular, duke kursyer kështu dhe kohën tuaj.

Reminders

krijuar për të qënë një aplikacion që do t’ju ndihmojë për të kujtuar objektivat tuaj që keni vendosur gjatë ditës dhe mund ta bëjë këtë duke u bazuar dhe në vendndodhjen tuaj.  Aplikacioni bëhet akoma më efiçent në momentin që ju e kombinoni dhe me Siri-n.

Trello

Ju ndihmon të organizoni punën tuaj dhe informacionet, me të cilat punoni aktualisht duke ju mundësuar vendosjen e tyre në tabela virtuale

Things 3 

Ashtu si Reminders, Things 3 është një aplikacion qe do ju ndihmojë të jeni në dijeni të progresit të objektivave tuaj. I vetmi problem ështe fakti që aplikacioni nuk ofrohet falas.

Ulyses

Aplikacion që ju lejon te shkruani direkt në të. Thjeshtësia e tij e bën këtë aplikacion akoma më të preferuar, si dhe mundësia e lidhjes së tij me I-Cloud.

Dropbox 

Vazhdon të shtojë shërbime të ndryshme, por mbetet akoma aplikacioni më i përdorur për grupimin e informacioneve nga të gjitha pajisjet teknologjike që keni në dispozicion

LastPass 

Lastpass ju shërben për te grupuar fjalëkalimet e aplikacioneve të ndryshme, dukë i bërë ato më të sigurta dhe në të njëjtën kohë më të organizuara.

Otter.ai 

Aplikacion tepër inovativ, i cili ju lejon të regjistroni biseda të ndryshme e më pas i kthen ato në format shkrimi, duke e bërë këtë një aplikacion ideal për t’u përdorur gjatë takimeve ose mbledhjeve të ndryshme.

INC

Ergys Kosovrasti

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0