Një investitor ëngjëll në fushen e teknologjisë mbërrin në Tiranë. Manuel Koelman në Startup Grind me 4 Shtator - Business Magazine Albania

Një investitor ëngjëll në fushen e teknologjisë mbërrin në Tiranë. Manuel Koelman në Startup Grind me 4 Shtator


Startup Grind Tirana rikthehet me një event fantastik dhe mirëpret në shtator Manuel Koelman – sipërmarrës dhe investitor. Manuel ka ndërtuar kompani që në vitin 2003 dhe ka përvojë në suksesin e sipërmarrjeve të dorës së parë. Aktualisht, ai po nxit zhvillimin e #PurposefulDisruption dhe krijimin e #MeaningfulConnections përmes PIRATE.global.

Ardhja e tij në Shqipëri dhe eventi mbështeten nga EU For Innovation.

Manuel lidh ekosistemin e startup-eve dhe organizon samitin e PIRATE, “konferenca më e çmendur e startup-eve në Europë”. Ai njihet për festat dhe eventet autentike, të pazakonta dhe të studiuara deri në detaj.

Në vitin 2017 PIRATE.global organizoi më shumë se 80 ngjarje globalisht me më shumë se 10.000 të pranishëm. Manuel ka ndihmuar gjithashtu koorporatat të kuptojnë ndryshimin drastik që sjell teknologjia  dhe ADN-në e startupeve.

Së fundi, Manuel po mbështet startup-et si një investitor ëngjëll. Ai po vjen në Shqipëri për të zbuluar skuadra të mira me ide të mira. Ndaj përgatituni dhe prezantohuni tek Manuel gjatë network-ut para dhe pas intervistës që do të zhvillojë në Startup Grind. Së fundi, PIRATE.global u bë investitor në startup-in shqiptar Division5.

Lexo: Teknologjia po tërheq investitorë të huaj. PIRATE.global investon tek kompania shqiptare division5.co 

Misioni i PIRATE.Global është të shpërndajë mendimin e sipërmarrjes.

Kompania ofron: evente për startupe të veçanta dhe evente në fushën e teknologjisë, zhvillues të rëndësishëm për zgjerimin e kompanive si dhe kapital për sipërmarrje që duan të zhvillojnë një ide të re.

Pikërisht për këtë, të rinjtë me ide sipërmarrje mund të shfrytëzojnë eventin Startup Grind për të takuar e prezantuar idenë e tyre. Dhe nëse kjo ide është interesante dhe tërheq vëmendjen e Manuel, ju mund të mbështeteni financiarisht prej tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0