1 Milion Euro në Sfidën e CEE Startup - Business Magazine Albania

1 Milion Euro në Sfidën e CEE Startup


Kompani inovative, me rritje të shpejtë nga Europa Qendrore e Lindore kanë mundësinë të fitojnë së bashku 1 milion euro në Sfidën CEE Startup, kompeticioni online më i madh i startupeve në këtë rajon mbështetur nga platforma Vestbee.

Vestbee, është platforma kryesore rajonale që lidh fondet, koorporatat, akseleratorët dhe business angels me bizneset startup dhe scaleups nga Europa Qendrore e Lindore.

Kompanitë inovative, me rritje të shpejtë nga Europa Qendrore e Lindore dhe vendet DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër) që do të aplikojnë në Sfidën CEE Startup deri në fund të muajit nëntor do të kenë mundësi të fitojnë deri në 1 milion euro nga Next Road Ventures dhe mbështetje nga partnerë të njohur si: Accel, Investime TMT, Balderton Capital, Nocion Capital, Credo Ventures, Engie New Ventures, Talanx, Adamed, Alfabeat, Iron Wolf Capital, Apex Ventures, Hiventures, Trind VC, Open Circle Capital, bValue, 70Ventures and Innovation.

Një nga çmimet speciale është kalimi në programin e përshpejtimit të InnoEnergy Highway. Skuadra e zgjedhur do marrë mbështetje të drejtpërdrejtë nga rrjeti i gjerë i ekspertëve të InnoEnergy për zhvillimin e produkti, ngritjen e ekipit, mbledhjen e fondeve dhe hyrjen në treg. Aplikantët e zgjedhur do të sigurojnë gjithashtu mbulim në media nga MamStartup, bileta për evente në fushën e teknologjisë, zbritje speciale në mjete dhe shërbime të ndryshme biznesi (p.sh. Google Cloud, Revolut, Brand24, Genprox) dhe trajnim nga Olesinski & Camp; dhe nga firma ligjore Wspolnicy se si të negocioni me një fond VC.

Kush mund të aplikojë për sfidën CEE Startup? Të gjitha kompanitë që gjenden në kategoritë e biznesit; TIK, SaaS, AI, Analytics, Big Data, Fintech; Insurtech, Start City, e banesa

Po ashtu edhe Industri, Proptech, kujdesi shëndetësor, mirëqënia, etj.

Ju mund të gjeni Këtu informacion në lidhje me programin dhe mundësitë e pjesëmarrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0