1 miliard euro të mbledhura për Notre Dame brenda dy ditëve

1 miliard euro të mbledhura për Notre Dame brenda dy ditëve


Fondi për të rindërtuar Katedralen Notre Dame ka arritur shifrën e një miliardë euro-ve vetëm dy ditë pas zjarrit.

Kompanitë shumëkombëshe të Francës filluan menjëherë të siguronin para për restaurimin e katedrales mesjetare.

L’Oreal premtoi 200 milionë euro, ndërkohë grupi i produkteve të luksit LVMH i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë, ka bërë të njëjtën gjë.

Lexoni: Zjarri i Notre Dame na dha një mësim për të kuptuar botën ku jetojmë

Multi-milioneri Francois-Henri Pinault dhe kompania e vajit Total kanë dhuruar 100 milionë dollarë secili.

Kjo sasi parash, sipas Presidentit Emmanuel Macron, do të ndihmojë në restaurimin e katedrales brenda pesë viteve.

Nëse objektivi arrihet, Katedralja e rinovuar do të zhvillojë Lojërat Olimpike për vitin 2024.

“Ne do të ndërtojmë Notre Dame edhe më mirë dhe dua që ajo të jetë e përfunduar brenda 5 viteve. Ne mund ta bëjmë,” tha z.Macron gjatë një deklarate.

“Është në dorën tonë të ndryshojmë këtë shkatërrim në një mundësi për t’u bërë bashkë, pasi kemi reflektuar në atë që kemi qenë dhe atë që duhet të jemi dhe të bëhemi më të mirë seç jemi.

“Është në dorën tonë të gjejmë fijen lidhëse për projektin tonë kombëtar”.

Gjeli ikonë që qëndronte në majë të Katedrales Notre Dame përpara se të shkatërrohej nga zjarri u gjet në rrënoja.

Është përshkruar si një mrekulli absolute dhe Ministria Franceze e Kulturës konfirmoi se “gjeli shpëtoi”.

“Është deformuar por mund të rregullohet,” tha një përfaqësues i kishës.

“Frika jonë ishte se ndoshta ishte djegur dhe kishte shkrirë në flakë”.

Sipas udhëzimeve të katedrales, gjeli ka vepruar si ‘një shkop shpirtëror ndriçues’ për të mbrojtur besimtarët e Notre Dame.

/Mirror

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0