1.3 milionë refugjatë ukrainas mund t’i bashkohen forcës punëtore të eurozonës - Business Magazine Albania

1.3 milionë refugjatë ukrainas mund t’i bashkohen forcës punëtore të eurozonës

Deri në 1.3 milionë njerëz, refugjatë që ikin nga lufta në Ukrainë mund të përfundojnë duke rritur fuqinë punëtore aktive të eurozonës, parashikon Banka Qendrore Evropiane.

Llogaritjet  tregojnë për një rritje prej 0.2% deri në 0.8% gjatë periudhës afatmesme, që korrespondon me 0.3 dhe 1.3 milionë punëtorë.

“Rritja e ofertës së punës që rezulton nga fluksi i refugjatëve ukrainas mund të lehtësojë disi shtrëngimin e vërejtur në tregun e punës në eurozonë”, shkroi studiuesi Vasco Botelho. “Nëse ata mund të gjejnë punë pa një proces të gjatë integrimi, refugjatët ukrainas mund të ndihmojnë tregun që t’i përgjigjet kërkesës aktuale për fuqi punëtore dhe të adresojë përkeqësimin e mungesës së aftësive.”

Lexo edhe: Mungesa e fuqisë punëtore përshpejton automatizimin në biznese

Përveç viktimave njerëzore të pushtimit rus të Ukrainës, pasojat e luftës kanë shkaktuar dëme të qëndrueshme në ekonominë e eurozonës. BQE parashikon se do të rritet vetëm 2.8% këtë vit.

Rajoni tashmë po luftonte me një popullsi që plaket me shpejtësi, e cila ka zvogëluar forcën aktive të punës. Oferta e pamjaftueshme e fuqisë punëtore është një sfidë e rëndësishme për kompanitë, me 27% të bizneseve që përmendin punën si një faktor kyç që kufizon prodhimin në një studim të fundit të Komisionit Evropian.

Raporti i BQE supozon se refugjatët ukrainas do të jenë në gjendje të integrohen në tregun e punës më shpejt se valët e mëparshme të refugjatëve nga Siria për shkak të afërsisë më të madhe kulturore të vendit dhe reagimit të shpejtë të Bashkimit Evropian për t’i ndihmuar ata.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nivelet e larta të pasigurisë që rrethon rrjedhën e ardhshme të luftës e bën më të vështirë vlerësimin e saktë dhe sasior të ndikimit eventual./ Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0