Shqiptarja Ermelinda Manos, një sukses në Las Vegas - Business Magazine Albania

Shqiptarja Ermelinda Manos, një sukses në Las Vegas


Në Galerinë Metropolitane të Muzeut të Artit në downtown Las Vegas, u organizua promovimi i librit të Ermelinda Manos “Lost in Las Vegas”.

 Merrnin pjesë njerëz të artit e kulturës, historianë të qytetit, përfaqësues të bizneseve lokale, stilistë, miq të Ermelindës dhe të familjes së saj të nderuar në komunitetin shqiptar të Las Vegasit dhe përtej. Veprimtaria e konceptuar si një mbrëmje koktei, u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë krijuese, me momente kulmore shumë të bukura dhe emocionuese.

Libri në fjalë është fryt i një pune dyvjeçare studiuese, hulumtuese dhe krijuese të Manos, ku historia e zhvillimit të Las Vegasit, momentet më të rëndësishme të njohura dhe jo shumë të njohura ndërthuren me artin e ditarin krijues të stilistes tashmë të konsoliduar.

Në fjalën emocionuese, Ermelinda foli mbi punën e saj për studimin, hulumtimin dhe përzgjedhjen e 24 momenteve dhe pikave historike, të cilat në këtë libër vijnë të shoqëruara me veshtjet e krijuara dhe të realizuara prej saj, në përshtatje me historinë e qytetit. Ishte shumë e rëndësishme për mua, tha ajo, të kisha një staf të realizimit të librit me më të mirët në këtë fushë, njerëz që jetojnë dhe e duan Las Vegasin po aq sa edhe unë.

duke-dhene-autografRedaktori i anës historike të librit është editori i famshëm, historiani i mirënjohur i Las Vegasit, Geoff Schumacher, kurse për anën grafike, artisti i talentuar Carlos Larios. Fotografi Anthony Mair dhe asistenti Jon Estrada kanë bërë një punë të lavdërueshme në fotografimin e pikave historike dhe modeleve të veshjeve që shkojnë përkrah tyre; të gjitha të prezantuara nga Alicia Hall, ish -Victoria Secret dhe Sport Ilustrated model. Make-up artist është Maile Bello, hair stilist Sylvia J. Stankowski, pa lënë pa përmendur asistentët Tiffany Weekes dhe Kelly Goetz.

Ermelinda Manos tha se ia dedikon këtë libër emigrantëve të rinj si një mesazh që gjithçka mund të arrihet, pavarësisht nga vështirësitë, mjafton të ndjekës çdo ditë ëndrrën tënde. Ajo foli edhe për vështirësitë e procesit të saj të emigrimit, ndonëse e ndihmuar fuqishëm nga avokatja Francy Johnson, e cila fluturoi 20 orë nga Kuvajt për të festuar me Ermelindën.

Mbrëmja u monitorua nga Sancho Van Ryan, personalitet i mirënjohur në jetën artistike, ndërkohë që DJ Douglas Gibbs, krijoi një sfond muzikor që i dha shumë bukuri dhe ngrohtësi tërë ambjentit. Por padyshim, momenti më i bukur, ishte kur Manos iu dorëzua një certifikatë me të cilën Z. Carolyn Goodman, Mayor e qytetit, dekreton 7 Dhjetorin 2016 si “Dita e Ermelinda Manos” duke nderuar kontributin e saj përmes fashion dhe art.

Ermelinda Manos, që erdhi në Las Vegas bashkë me prindërit dhe tre vëllezërit e saj, është rritur nga ajo çupëzë e vogël, me sy që shkëlqenin nga një ëndërr e madhe, që u tregonte miqve që vinin në shtëpinë mikpritëse të tyre skicat e saj, në këtë vajzë të bukur si yll, të talentuar dhe të suksesshme, që tashmë ka linjën e saj të veshjeve “Ermelinda Manos Designs”. Ajo është e ftuar në çdo sezon të “Fashion Week” në Los Angeles, me koleksionet e veshjeve të saj.

Të pranishmit në këtë mbrëmje patën kënaqësinë të ndjekin një sfilatë mode, ku për to bënë një kalim të bukur 24 vajza modele me 24 veshjet e paraqitura në libër dhe u larguan me besimin se do të shohin gjëra edhe më të bukura prej saj.

Ermelinda Manos është padyshim krenaria dhe gëzimi i familjes së saj dhe pse jo, edhe i komunitetit shqiptar të Las Vegasit e përtej.

 

burimi: Illyria

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0