Menaxhimi i produkteve në një kompani në rritje - Business Magazine Albania

Menaxhimi i produkteve në një kompani në rritje


menaxhimi-produkteve-ne-nje-kompani-ne-rritje-businessmag

Në takimin tonë të rradhës do të kemi të ftuar Alen Saqen, CEO dhe bashkëthemelues i Dentem, një nga startup-et më të sukseshme në Shqipëri që po zgjerohet me shpejtësi në tregun ndërkombëtar.
Aleni ka kryer studimet në fushën e biznesit por në të njëjtën kohë është një prgramues tepër i talentuar. Në fakt ai vazhdon të programojë shumë nga aspektet e Dentem. Roli i tij kryesor sigurisht është menaxhimi i produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Dentem, si dhe vizionit dhe strategjisë së kompanisë.

Prandaj në këtë takim do të flasim për menaxhimin e produkteve në kompani me rritje të shpejtë.

Aleni dhe ekipi i tij kanë implementuar metodologjitë më të fundit të menaxhimit të produkteve falë edhe eskperiencave të tyre ndërkombëtare. Aleni vjen nga një eksperiencë në Silicon Valley si pjesë e FbStart, një program i Facebook që ndihmon startup-et të zgjerojnë biznesin. Ai gjithashtu ishte i ftuar në konferencën e përvitshme të Facebook, F8 ku pati mundësi të shihte nga afër se si menaxhohen produktet në Silicon Valley.

  • Si të menaxhojmë produktin në mënyrë efektive dhe të mbajmë ritmin e rritjes së kompanisë?
  • Si të arrijmë një performancë të lartë nga ekipi zhvillues, design dhe menaxhimit të produkteve?
  • Cilat janë metodat më të fundit që përdorin kompanitë në Silicon Valley?
  • Si të përfitojmë nga infrastruktua cloud, dhe menaxhimi i microservices?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do kemi mundësinë t’i diskutojmë gjatë takimit.

Rezervoni këtu vendin tuaj.

AXHENDA:

17:30 Rrjetëzim

18:00 Prezantim dhe diskutim me Alenin

19:00 Rrjetëzim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0