Përditësuar së fundmi: 18/05/2017

Click Speed Test, aplikacioni shqiptar vlerësohet maksimalisht në Play Store

nga Fiorela Jaupi
Maj 18, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Labeat Matoshi, student i vitit të dytë në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, ka arritur të krijojë një aplikacion të thjeshtë por shumë funksional, të quajtur Click Speed Test brenda një kohe shumë të shkurtër.

I riu nga Prishtina, i cili është në hapat e para në fushën e programimit në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, synon të përditësoj përdorimin e aplikacionit për të sjell funksione dhe veçori të reja në mënyrë të vazhdueshme.

Programi i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum është i fokusuar më tepër në Zhvillim Software-i dhe kurrikula është e vetmja në Kosovë, e bazuar në rekomandimet e ACM dhe IEEE, trupat kryesore botërore për shkenca kompjuterike, duke i mundësuar studentëve të avancohen në programim.

Aplikacioni Click Speed Test, brenda pesë sekondave, përdoruesve të këtij aplikacioni mjaft atraktiv iu kërkon të klikojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, ekranin në një hapësirë të kufizuar me ngjyrë blu duke testuar kështu shpejtësinë e gishtave të tyre.

Edhe pse është në versionet e para të zhvillimit, aplikacioni ka arritur të vlerësohet dukshëm në Play Store, ku ka marrë vlerësimin 4.8 nga ajo maksimale 5.0.

Click Speed Test aktualisht është në dispozicion vetëm për platformën Android. Aplikacioni mund të shkarkohet në të gjithë telefonat që posedojnë version më të ri se Android 4.2 Jelly Bean. Për të instaluar aplikacionin, klikoni në këtë link.

Burimi: telegrafi.com

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00