AMF: Primet dhe numri i kontratave ranë në janar - Business Magazine Albania

AMF: Primet dhe numri i kontratave ranë në janar


Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar 2016 kapën vlerën mbi 1,021 milionë lekë, ose 13.85% më pak se në muajin janar 2015.

Gjatë muajit janar 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 72,134 me një ulje prej 3.05% krahasuar me muajin janar 2015.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.06%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.31% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.69% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 260 milionë lekë, ose 18.72% më shumë se në muajin janar 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2016 arritën rreth 610 milionë lekë, ose 7.50% më pak se në muajin janar 2015.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar 2016, pati një ulje prej 10.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 9.36% krahasuar me muajin janar 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në muajin janar 2016 pati një ulje prej 24.04% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 12.95% krahasuar me muajin janar 2015.

Produkti Karton Jeshil, në muajin janar 2016, pati një rritje me 10.41% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 15.93%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2016 arritën mbi 412 milionë lekë, 20.43% më pak se në muajin janar 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.14% krahasuar me muajin janar 2015.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2016, patën ulje me 25.23% kundrejt muajit janar 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë muajit janar 2016 siguruan mbi 153 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 57.48%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 30.81% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë muajit janar 2016, vihet re një ulje prej 64.23% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 2.42% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë muajit janar 2016, arritën në rreth 106 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 6.09% në krahasim me muajin janar 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2016, arritën rreth 93 milionë lekë, ose 2.13% më shumë se në muajin janar 2015.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2016 u rritën me 18.72% krahasuar me muajin janar 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 157 milionë lekë, apo 60.51% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

/ATA/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0