Prishja e një sistemi makinerish për prodhimin e çokollatave bëri që në qytetin zviceran të Oltenit të binte shi prej kakaoje.
Surpriza ka ndodhur në qytetin midis Zyrihut dhe Bazelit, duke habitur kalimtarët, të cilët vunë re një shtresë të hollë pluhuri kafe që mbulonte makinat. ”Ishte një shi i imët prej kakaoje, krejtësisht i padëmshëm”, theksuan banorët.
Arsyeja për ngjarjen e pazakontë atmosferike, raportuan media lokale, ishte një defekt i përkohshëm i sistemit të ventilimit ftohës në uzinën ”Lindt” në Olten, ku prodhohet çokollata e njohur. Kjo rezultoi në një rrjedhje pluhuri kakaoje që era e shpërndau në zonat përreth, duke ngjallur një habi te banorët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.