Zv.kryeministrja Balluku prezanton projektin e portit të Durrësit: 2 miliardë euro investim - Business Magazine Albania

Zv.kryeministrja Balluku prezanton projektin e portit të Durrësit: 2 miliardë euro investim

Portit të Durrësit
~3 minuta lexim

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ditën e sotme njoftoi miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Përmes një deklarate për mediet, Balluku bëri me dije se investimi do të jetë 2 miliard euro dhe do ta çojë Shqipërinë në një nivel ndërkombëtare.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi se flitet për një projekt të veçantë, pasi për herë të parë Shqipëria është mbajtësja e aksioneve për sa i përket një projekti kaq të madh.

Dy miliard euro do të jetë investimi dhe parashikohet punësimi i 10-12 mijë persona. Hedhim një tjetër hap me projektin për Portin e Ri Turistik të Durrësit, investimi më i madh i huaj në rajon, i cili jo vetëm do të transformojë rrënjësisht qytetin e Durrësit, por do ta çojë turizmin në Shqipëri në një tjetër nivel ndërkombëtar.

Miratohet marrëveshja kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, tha ajo.

Balluku tha se brigjet dhe deti do të vijojnë të jenë prona shtetërore pavarësisht investimit ndërkohë që pavarësisht sesa do të rrisë kapitalin apo investimin pala private shteti nuk do të jetë i detyruar ta bëjë këtë duke mbajtur të njëjtat aksione.

Forma e bashkëpunimit të shtetit në këtë marrëveshje u miratua përmes pjesëmarrjes së shtetit në një shoqëri të përbashkët me investitorin privat.

Kjo shoqëri e krijuar nga privati dhe publiku do të zhvillojë projektin dhe do të përfitojë prej tij duke qenë mbajtësi i masave mbështetëse.

Për herë të parë Republika e Shqipërisë është mbajtëse e aksioneve sa i takon një projekti kaq të madh, 2 miliard euro investim. Parashikohet në mënyrë direkt dhe indirekt punësimi i 12 mijë personave. Ky projekt e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit,.

Kjo projektmarrëveshje reflekton të qartë të drejtat dhe detyrimet e secilës palë pjesëmarrëse në këtë projekt.
Duhet të themi që marrëveshja do të kalojë në parlament pasi të kalojë në komisione.

Pjesëmarrja shtetërore propozohet në nivele të tilla që nuk shuajnë ose reduktojnë ndjeshëm riskun operacional të investitorit.

Pavarësisht veprimeve të aksionerit privat pra mund të shtojë kapitalin në vite kuota e aksionerit shtetëror nuk do të ndryshojë. Bregdeti deti përkatës dhe brigjet mbeten prona shtetërore të patjetërsueshme. Ato do ti nënshtrohen pastrimit ambiental” tha Balluku.

Sipas saj prona private dhe publike rreth zonës do të pësojë rritje.
Aktiviteti i portit të Durrësit nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë fazës së zbatimit. Në fazën e parë të zbatimit parashikohet që të përdoren ato pjesë që nuk prekin punën e portit.

Ministrja foli dhe për projektin e portit të ri që do të vendoset në Porto Romano duke nënvizuar se projekti gjendet në një fazë të avancuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Rritja profesionale vjen nga sfidat që pranon, jo nga ato që shmangesh.”
— Sheryl Sandberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0