Zuckerberg: Facebook bëri gabim që nuk hoqi thirrjet e grupit paraushtarak - Business Magazine Albania

Zuckerberg: Facebook bëri gabim që nuk hoqi thirrjet e grupit paraushtarak

Shefi ekzekutiv i Facebook-u, Mark Zuckerberg thotë se kompania që ai drejton bëri gabim që nuk hoqi këtë javë postimin në llogarinë e një grupi paraushtarak që u bënte thirrje civilëve të armatosur të shkonin në Kenosha të Uiskonsinit, ku po zhvilloheshin protesta të dhunshme pas incidentit që la të plagosur dhe paralizuar afrikano-amerikanin Jacob Blake në një konfrontim me policinë.

Faqja për grupimin “Garda e Kenoshës” kishte shkelur rregullate Facebook-ut dhe shumë përdorues të medias sociale kishin informuar kompaninë për përmbajtjen alarmuese, tha Zuckerberg përmes një mesazhi me video të publikuar përmes kompanisë. Gjigandi i medias sociale ka miratuar rregullore të reja gjatë javëve të fundit për të hequr ose kufizuar postime nga grupe që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike.

Facebook-u e çaktivizoi faqen të mërkurën, pasi dy persona mbetën të vrarë dhe një i plagosur nga të shtëna me armë. Një adoleshent nga Ilinoi është nën akuza për incidentin e përgjakshëm. “Kemi të bëjmë në masë të madhe me një gabim operacional,” tha Zuckerberg. “Kontraktuesit, analizuesit tek të cilët shkojnë komentet e përdoruesve, nuk e morën në shqyrtim paralajmërimin”.

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut nuk kërkoi ndjesë për gabimin dhe tha se për momentin nuk është zbuluar ndonjë provë se adoleshenti i akuzuar për incidentin ishte frymëzuar apo e kishte parë faqen e grupit “Garda e Kenoshës” që nxiste anëtarët e saj të shkonin të armatosur në Kenosha. Facebook-u tani po çaktivizon postime që lavdërojnë të akuzuarin për incidentin vdekjeprurës, tha Zuckerberg. Megjithatë, një artikull i së enjtes në gazetën The Guardian thotë se kishte zbuluar shembuj mesazhesh që shprehnin mbështetje ose bënin thirrje për grumbullim fondesh ende aktive në Facebook si dhe në Instagram.

Zuckerberg bëri dallim mes trajtimit të Jacob Blake, i cili u qëllua në shpinë nga policia e Kanoshës, si dhe 17-vjeçarit Kyle Rittenhouse, të akuzuar për vrasjet e së martës, i cili kaloi me një pushkë në dorë pranë policëve por askush nuk e ndaloi. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut po ashtu foli për protestën e së premtes në Uashington. “Ekziston një përshtypje se gjërat nuk po përmirësohen me ritmet e duhura, kjo është vërtetë e dhimbshme dhe dekurajuese,” tha Zuckerberg.

Ai shtoi se kompania e tij po punon për të përmirësuar shërbimet, por pa dhënë hollësi. Ai pohoi se zgjedhjet presidenciale të nëntorit përbëjnë sfidën më të madhe në përpjekjet kundër mesazheve polarizuese. “Ekziston një rrezik real dhe ky rrezik shtohet gjatë zgjedhjeve në këtë periudhë shumë delikate, të polarizuar e të acaruar,” tha Zuckerberg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0