“Zona Bankimi 24/7 “per biznese – nje koncept inovativ nga ProCredit Bank - Business Magazine Albania

“Zona Bankimi 24/7 “per biznese – nje koncept inovativ nga ProCredit Bank


“Zonat e Bankimit 24/7” jane hapesira sherbimi per klientet e ProCredit Bank, te pajisura me nje bankomat, i cili sherben per depozitimin e parave cash per klientet e biznesit. Gjithashtu, klientet mund te kryejne edhe nje sere pagesash te faturave mujore. “Zona” eshte e pajisur me nje telefon, nga ku klientet mund te telefonojne ne çdo moment punonjes te dedikuar te bankes, nese hasin ne ndonje pyetje gjate kryerjes se sherbimeve elektronike. Ky projekt do te marre shtrirje dhe zhvillim ne te gjithe rrjetin e Bankave ProCredit ne rajon, per te rritur dhe zhvilluar pozitivisht rrjetin e gjere te marredhenieve tregtare qe ekziston ndermjet klienteve te ProCredit Bank ne shtete te ndryshme.

ProCredit Bank Kosove ka inauguruar zyrtarisht qendrat e reja te sherbimit bankar “Zona Bankimit 24/7”. Ne fjalen e tij pershendetese, z. Ilir Aliu, Drejtor i Pergjithshem i ProCredit Bank Kosove, theksoi rendesine e perdorimit ne menyre efikase te fondeve nga ana e klientit, duke optimizuar kohen per keto sherbime dhe duke qene me i pavarur nga njesite e biznesit te bankes per ekzekutimin e transaksioneve te ndryshme, nepermjet perdorimit te sherbimeve te automatizuara.

Ndersa ne fjalen e tij, Drejtuesi i Bordit te Drejtoreve te ProCredit Bank Kosove, z. Borislav Kostadinov ka nenvizuar mbeshtetjen e ProCredit Holding, aksionerit kryesor te ProCredit Banke ne Kosove dhe me gjere ne bankat ProCredit ne rajon, per krijimin dhe avancimin e nje platforme moderne dhe efikase te bankingut per klientet e ProCredit Bank.

Si pjese e Grupit ProCredit, ProCredit Bank Shqiperi do te aplikoje shume shpejt teknologjine e duhur per ofrimin e ketij sherbimi per klientet e vete, duke sjelle nje inovacion per sistemin bankar shqiptar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0