Kjo natë solli energji dhe emocione të shumta, ndërsa finalistët që kaluan nga gjysmëfinalja e parë janë: Norvegjia, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia, Ukraina dhe Shqipëria. Performanca e Shqipërisë u vlerësua si një ndër më të veçantat, duke kombinuar simbole kombëtare me një skenografi të frymëzuar nga legjenda e Rozafës.
Të gjithë këta artistë, përfshirë Shkodrën Elektronike, do të rikthehen në skenë më 17 maj për të garuar për çmimin e madh të Eurovision 2025.
Kënga “Zjerm”, fituese e Festivalit të Këngës në RTSH në fund të vitit 2024, fitoi zemrat e publikut edhe në nivel ndërkombëtar. Pas kualifikimit, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale me një video të performancës dhe një mesazh mbështetës: “Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!”, të shoqëruar me emoji entuziastë.
Mbështetje ka ardhur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ftoi shqiptarët kudo që ndodhen të votojnë për këngën: “Të dashur vëllezër e motra shqiptarë, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto