Zjarret “përvëlojnë” Europën. Mijëra të evakuuar dhe qindra të vdekur - Business Magazine Albania

Zjarret “përvëlojnë” Europën. Mijëra të evakuuar dhe qindra të vdekur

Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francë, pasi vala e të nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi.

Në Portugalinë veriore , një pilot vdiq kur avioni me të cilin ai po transportonte ujë u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll. Autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.

Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit jugperëndimor të Francës Gironde, ku mbi 12,000 njerëz janë evakuuar.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.

Lexo edhe: Europa nën “thundrën” e të nxehtit.

Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41 gradë në pjesë të jugut të vendit të dielën dhe rekorde të reja të të nxehtit parashikohen për të hënën.

Ndërkohë edhe në Britaninë e madhe, vendi  po përgatitet për temperatura rekord. Autoritetet  kanë paralajmëruar pasagjerët në kryeqytet që të shmangin të gjitha udhëtimet, përveç atyre  thelbësore në këto ditë. Qeveria mbajti një takim urgjent të Cobra të shtunën për të shqyrtuar trajtimin e valës së të nxehtit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0