Zhvlerësohet euro në 133 lekë - Business Magazine Albania

Zhvlerësohet euro në 133 lekë


Monedha e përbashkët vijon të zhvlerësohet në tregun e brendshëm. Në pikat e këmbimit valuator një euro u këmbye të martën me 133 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që nga muaji shtator. Gjysma e dytë e dhjetorit pritej të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës së përbashkët, për shkak të kthimit të emigrantëve. Në një muaj, euro u zhlverësua rreth 0.4 pikë përqindje. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, ulja është edhe më e madhe. Në fund të vitit të kaluar, një euro kushtonte 135 lekë në tregun vendas. I zhvlerësuar kohët e fundit është edhe dollari amerikan. Një dollar kushton 112.7 lekë në pikat e këmbimit valuator. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë dy monedhat kryesore të huaja kanë shënuar zhvlerësim të vazhdueshëm për një javë resht. Rritja e konsumit, e mbi të gjitha e flukseve hyrëse nga jashtë, paralajmërojnë mundësinë e një zhvlerësimi tjetër të lehtë edhe në ditët e fundit të dhjetorit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0