Zhvlerësimi i euros, Ministria e Financave premton dy masa lehtësuese për eksportuesit - Business Magazine Albania

Zhvlerësimi i euros, Ministria e Financave premton dy masa lehtësuese për eksportuesit

Zhvlerësimi i euros

Zhvlerësimi i euros ka nxjerrë në një konferencë të përbashkët ministren e Financave dhe përfaqësuesit e eksportit.

Sipas ministres Delina Ibrahimaj, ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë dy masa afatshkurtër për zgjidhjen e problematikës të bizneset eksportuese të dëmtuara nga rënia e euros.

Sipas saj, do të rritet likuiditeti te këto biznese, nëpërmjet ngurtësimit të pagesave të tatimfitimit.

Masa e dytë është rimbursimi më i shpejtë i TVSH-së për eksportuesit. “Rimbursimi i TVSH-së, që merret nga eksportuesit nëpërmjet administratës tatimore, nga afati kohor prej 30 ditësh, do të përfitohet brenda 3 ditësh pas paraqitjes së kërkesës”, tha ajo.

Këtë deklaratë e bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes së tretë me shoqatat e eksportuesve.

Alban Zusi, kryetar i shoqatës së Eksportuesve, tha se, “Jemi të shqetësuar prej javësh nga rënia e euros, pasi është dëm i madh që po i shkaktohet ekonomisë. Të parët që po e ndjejnë janë eksportuesit dhe nuk do të jetë e largët dita kur do ta ndjejnë edhe bizneset e tjera”.

Pak ditë më parë, eksportuesit zhvilluan edhe një takim me Guvernatorin e Bankës së Shëipërisë Gent Sejko, ku ishte e pranishme edhe ministrja e financave.

Lexo: BSH takim me eksportuesit: për të shmangur efektet e kursit punoni me kontratat e së ardhmes

Shoqatat llogarisin miliona euro humbje vetëm nga zhvlerësimi i euros.  Shoqata Proeksport ka bërë të ditur, se humbjet e industrisë tekstile-këpucë në 3 muajt e parë të këtij viti janë 45 milionë euro krahasuar me 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0