Zhvillohet në Tiranë aktiviteti ‘’Beyond barriers’’ për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja - Business Magazine Albania

Zhvillohet në Tiranë aktiviteti ‘’Beyond barriers’’ për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja


Dje në ambientet e Qendrës Rinore u zhvillua aktiviteti “Beyond barriers” në praninë e bizneseve sociale dhe donatorëve. Në pjesën e II te aktivitetit u prezantua “Laboratori i inovacionit 2.0”. Laboratori i inovacionit është një iniciativë strategjike në mbështetje të tranzicionit të të rinjve shqiptarë drejt një ekonomie të bazuar në dije dhe sipërmarrje. Qëllimi i këtij laboratori është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë, të cilët janë të aftë të mbijetojnë në një treg konkurrues.

Pjesëmarrës në këtë event ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i AIDAs, Z. Genti Beqiri, i cili ndau përvojën e Agjensisë në ndihmë të sipërmarrjeve te reja, nëpërmjet menaxhimit te fondit Startup por edhe skemave të tjera që AIDA ofron. Qëllimi i fondit, tha ai, është mbështetja e bizneseve të sapokrijuara start-up në Shqipëri me subvencionim të drejtpërdrejtë me qëllim që të përmirësohet klima dhe kushtet e operuesve te tyre.

Impakti nga përfitimi i fondit është, rritja e numrit te punonjësve, rritja e kapacitetit të kompanive, përmirësimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve etj. Vlen për t’u theksuar që qeveria shqiptare nëpërmjet AIDA-s ofron fonde dhe për 6 skema të tjera. Përveç të tjerave në diskutim u trajtuan edhe platformat EEN, Business Accelerator si dhe Triple Helix.

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0