Zhvillohet forumi final “40 UNDER 40” - Business Magazine Albania

Zhvillohet forumi final “40 UNDER 40”

40 UNDER 40

Iniciativa “40 UNDER 40” bëri publike listën e 40 sipërmarrësve më të suksesshëm nën 40 vjeç në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo iniciative është ndërmarrë nga BLOconomy dhe Wood World Albania. 

Lista e “40 UNDER 40” si dhe revista e publikuar për herë të parë në rajon kishte të renditur 3 të parët si në vijim:

 

1. Celik Nimani, 

2. Dorina Shamo, 

3. Ervin Kalemi,

 

Në aktivitetin final ishin të pranishëm mbi 70 sipërmarrës, pjesë e nominimeve në këtë projekt, aktorë nga ekosistemi, ambasada dhe partnerë të iniciativës “40 under 40”. 

Për të përshëndetur iniciativën, morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse:

– Znj. Edona Bilali, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes (anëtare Bordi) 

– Z. Ardian Hoxha, American School of Kosova (Kryetar Bordi) 

– Z. Elvis Ponari, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA 

Pas, përfundimit të aktivitetit i cili u mbajt në ambientet e Universitetit Barleti me mbështetje të Triple City, si dhe në kuadër të Startup European Week, të ftuarit patën mundësi të flisnin dhe të krijonin network për mundësi potenciale bashkëpunimi.

Nëse dëshironi të porosisni revistën tuaj të “40 under 40” klikoni link-un në vijim: https://bloconomy.al/revista40under40/ 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0