Zhvillimi i industrisë së lojërave në Shqipëri, një rrugëtim midis pasioneve, inovacionit dhe sfidave  - Business Magazine Albania

Zhvillimi i industrisë së lojërave në Shqipëri, një rrugëtim midis pasioneve, inovacionit dhe sfidave 

Nga Adelina Onuzi -Nëse dikur loja ishte vetëm argëtim, sot është industri. Nëse dikur “mami më tha fik kompjuterin” ishte refren i përditshëm, sot janë prindërit që kërkojnë të kuptojnë si të investojnë që fëmija i tyre të bëhet game developer. Industria globale e lojërave nuk është më thjesht një “trend”, është një realitet ekonomik, kulturor dhe teknologjik që po rritet me shpejtësi. Por çfarë ndodh me Shqipërinë? Sa është ajo pjesë e këtij universi digjital? Kush janë ata që nuk janë mjaftuar me lojën, por po krijojnë lojëra?

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, kemi takuar tre personazhe që jo vetëm jetojnë me “gaming”-un, por e kultivojnë atë si profesion, si pasion dhe si potencial të ardhshëm të tregut shqiptar. Lorena Gjana nga “Albanian Gaming Community”, Fatjon Gjata nga “Outerlynx”, dhe Ronaldo Cala, nga “Tikas Studios”, secili me historinë, sfidat, rrëfimet dhe shpresat që lidhen me këtë industri.

Shqipëria po rritet si një hapësirë me potencial të madh për industrinë e gamingut, kryesisht falë talentit dhe pasionit të të rinjve shqiptarë. Megjithatë, sfidat institucionale dhe mungesa e mbështetjes financiare mbeten pengesa kryesore për zhvilluesit vendas. Kjo është ajo që thekson Lorena Gjana:

“Shqipëria ka një potencial real për të ndërtuar një industri të qëndrueshme të gaming, falë një rinie të talentuar, të apasionuar pas teknologjisë dhe krijimtarisë. Interesi për zhvillimin e lojërave është në rritje, por sfidat kryesore mbeten të lidhura me mungesën e edukimit të strukturuar në këtë fushë, mungesën e mbështetjes financiare dhe institucionale, si dhe vështirësitë për të hyrë në tregun ndërkombëtar. Pavarësisht këtyre pengesave, jemi duke parë një gjallërim të komunitetit dhe një dëshirë konkrete për të ndërtuar diçka nga e para.”

Tregu global është i vështirë, por disa studio shqiptare kanë arritur të bëhen emra që dallojnë, duke treguar se Shqipëria mund të ketë zë në industrinë e gaming-ut. Lorena Gjana sjell shembuj konkretë dhe thekson rëndësinë e mbështetjes:

“Po, ka disa zhvillues dhe studio shqiptare që kanë filluar të lënë gjurmët e tyre në tregun ndërkombëtar. Outerlynx është një shembull konkret, me dy lojërat e tyre të lançuara në VR, që kanë tërhequr vëmendjen për cilësinë dhe qasjen inovative. Po ashtu, Tika Studios lançoi në Steam lojën e tyre të parë ‘Carnival of Souls’, një arritje domethënëse për një ekip të ri vendas. Një tjetër aktor aktiv është Unyocorp, e cila ofron shërbime për ndërtimin e videolojërave për klientë ndërkombëtarë. Përveç këtyre, ka gjithashtu shumë profesionistë të pavarur shqiptarë që kontribuojnë në projekte globale si artistë, programues apo dizajnerë lojërash.
Që ky sektor të mbështetet më tej, është thelbësore krijimi i një ekosistemi që ofron edukim të specializuar, financim për zhvillimin e produkteve, promovim të punës lokale dhe ndërtim i urave me industrinë ndërkombëtare. Potenciali është aty ,mungon infrastruktura që ta bëjë të qëndrueshëm.”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0