Zhaklina Rira sjell Damac Properties në Shqipëri. Tani blerja e pronave në Dubai ndodh direkt në Tiranë! - Business Magazine Albania

Zhaklina Rira sjell Damac Properties në Shqipëri. Tani blerja e pronave në Dubai ndodh direkt në Tiranë!

Zhaklina Rira sjell Damac Properties në Shqipëri. Tani blerja e pronave në Dubai është më e thjeshtë se kurrë!

Dubai, sikurse tashmë të gjithë e dinë ështe një treg mjaft joshës për Shqipërinë, jo vetëm për turizëm ,por tashmë dhe në sektorin e Ndërtimit. Shumë investitorë vendas kanë kthyer sytë nga Dubai jo vetëm për lluksin që ofron, por dhe për rritjen agresive të shpejtë të çmimeve në periudha të shkurtra. Shitjet e pasurive të paluajtshme në Dubai u rriten, të ardhurat rriten me 46% në gjysmën e parë të 2023 dhe kjo përqindje tregon vrullin e tmerrshëm dhe sa shpejt mund të kthehet investimi në Dubai.

Për këto dhe për shumë arsye të tjera kompania e Konsulencës së Zhaklina Rira, ka sjellë në Shqipëri përfaqësinë zyrtare të Damac Properties, të cilën e lançoi për tregun tonë në 23/11/23, një datë e veçantë me të ftuar special, nga fusha e biznesit, televizionit dhe perfaqësues të institucioneve shtetërore. Por, pse Dubai dhe pse veçanërisht Damac dhe ne patëm kënaqësinë të intervistojme nga afër znj. Zhaklina Rira menjëherë mbas këtij eventi.

  1. Rira, ne dimë që tashmë ju keni një eksperiencë rreth 18 vjeçare në fushën e biznesit dhe veçanërisht të ndërtimit, pse zgjodhët pikërisht Dubain pas Shqipërisë?

Ne fakt, ne si kompani konsulence për investitorë si të huaj dhe vendas, kemi bashkëpunime dhe në shtete të tjera si Mal të Zi, Gjermani, Marbella Spanjë, Zvicër, por tregu i Dubait është ai që ka një kthim shumë të lartë të investimit, krahasuar me çdo vend në botë dhe për më tepër në një kohë të shkurtër dhe sikurse dhe ju e dini pyetja e parë e çdokujt që do të investojë s’ka rëndësi profili, pyet “Sa më kthehet investimi dhe për sa kohë” dhe pikërisht për këtë arsye Dubai zë vendin e parë.

Nje statistikë e thjeshtë e nxjerrë së fundmi nga Arabian Business është që sektori i pasurive të paluajtshme në Dubai në periudhën e parë të vitit 2023, në tregun e pronave rezidenciale arrin afër 28 miliardë dollarë (93.18 miliardë AED) të ardhura nga shitjet nga janari deri më 7 qershor, duke shënuar një rritje të madhe prej 46.71 %  nga 17.29 miliardë dollarë (63.51 miliardë AED) gjatë gjithë periudhës gjysmë-vjeçare të vitit të kaluar. Arsyeja e dyte eshte garancia e ketij investimi. Kushdo qe blen ne Dubai paguan nepermjet llogarisë “Escrow” e cila është llogari bankare shtetërore dhe kestet paguhen këtu dhe mbahen të bllokuara deri ditën që dorëzohet apartamenti. Plus titulli i pronësisë garanton investitorin për kthim 100% të vlerës në rast falimentimi të kompanisë apo të tjera arsye.

  1. Në fakt tregu i Dubait sikurse ju thatë është i madh dhe për këtë arsye dhe ndërtuesit janë shumë pse zgjodhët që ju të punoni vetëm me Damac Properties dhe për më tepër ta prezantoni në një event kaq prestigjoz?

Damac përveçse është kompania më e madhe e ndërtimit në Dubai, por dhe sepse te gjitha ata investiorë që kthejnë sytë nga Dubai presin lluksin dhe  rishesin lluksin dhe Damac Properties është ndërtues vetëm i “Luxury Market” përsa i përket pronave dhe jo vetëm, por dhe vetëm prona të branduara me marka të mirënjohura si Roberto Cavalli, Versace, Paramount Pictures, Trump International Golf Club, de Grisogono dhe shumë të tjera dhe kjo bën që në të ardhmen vlera e pronës të mos bjerë. Përveç kësaj, mënyra se si Damac Properties shet një ndërtim është shumë lehtësuese për blerësit dhe kjo është arsyeja përse duhej një event i tillë.

E para për të prezantuar Damac, por dhe për të përfituar ofertat të shumta që ata kanë këtë periudhë ndër të cilat janë pagesa vetëm me 1% në muaj pa asnjë interes, përfitimi i  një lingote ari për bleresit si dhe shorteu për të perfituar 1 Tesla. Pastaj perfitimet si Visa Gold dhe rezidenca e shumë të tjera, janë gjatë gjithë vitit.

Përveç kësaj Damac ndërton prona dhe në shtete të tjera si Londra apo Miami ku dhe ka komunitetet shqiptare të cilët na e kanë besuar investimin e tyre.

  1. A pati interes gjatë eventit nga investitorë shqiptarë dhe çfarë veçanërisht i tërhoqi ata?

Interesi ishte përtej pritshmërive. Të paguash vetëm 3000- 5000 Euro në muaj për të blerë një apartament lluksi në Dubai është shumë lehtësuese, plus në Dubai pagesat mund të behen dhe me Bitcoin, cash etj. Plus, rritja e vazhdueshme e tregut është një shenjë e qartë se Dubai mbetet një treg i dëshirueshëm për investitorët e pronave nga e gjithë bota. Ekonomia e qëndrueshme, politikat e vizave dhe cilësia e lartë e jetës në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë vetëm disa nga arsyet që tërheqin gjithnjë e më shumë investitorët vendas. Dhe tashme e kanë dhe më të thjeshtë, sepse mund te blejnë direkt nga Tirana në zyrat tona.

  1. Si një investitor vendas mund të blejë nga Tirana pa e parë pronën? Dhe a mund të bëjë të gjitha procedurat ligjore nga Shqipëria?

I gjithë procesi fillon dhe mbaron në zyrën tonë. Kjo është dhe arsyeja pse jemi parterë të Damac në Shqipëri dhe e eventit në vetvete. Nga informacioni deri tek pagesat dhe kontrata ligjore, pasi çdo hap funksionon online. Dhe nëse nje klient do ishte në Dubai përsëri procedura do të mbyllej online,  por do ishin fizikisht në Dubai.

Në fakt 93% e atyre që blejnë një pronë në Dubai nuk e kanë parë kurrë pronën, sidomos për rastet kur ata nuk e duan për të jetuar, mjafton që kjo t’i kthejë investimin. Por, dhe në rast se duan ta shohin patjetër që Damac është para në teknologji dhe kushdo mund të shohi apartamentin në mënyrë virtuale nga zyra jonë, sikur të ishte vetë ne Dubai, sigurisht që për prona që janë në ndërtim e sipër ku realisht nuk kanë arsye përse të shkojne atje, çdo informacion të detajuar e merr nga zyra jonë. Sot transfertat bankare dhe kontratat me nënshkrim elektronik kanë zgjidhur shumë procese.

Lexo edhe:Zbuloni jetesën ujore në DAMAC BAY nga Cavalli

  1. Po në rastin kur nje investitor dëshiron t’i shohi ose është mosbesues, si veproni?

Për të gjithë këta të interesuar, kompania e ka zgjidhur, jo vetëm duke i ofruar shërbimin virtual, por dhe duke i ofruar pa pagesë udhëtimin për në Dubai, duke ofruar nëpërmjet “Fly in Program” që duke shprehur interesin për një pronë, kompania mbulon fluturim dhe hotel për 4 netë dhe 5 ditë për të gjithë klientët dhe kontratën e mbyllin në zyrat qëndrore atje në Dubai.

  1. Pse zgjodhët të prezantoni 2 projekte në këtë event dhe çfarë të veçante sjellin?

Eventi do të jetë i përvitshëm dhe projektet e Damac janë të shumta. Ne zgjodhëm të mos i lodhim të ftuarit me prezantime të gjata, por vetëm dy më pikantet për shkak të pozicionit të tyre, një pranë Burj Khalifës e cila quhet Canal Crown dhe Damac Bay që ndodhet pranë palmes. Sigurisht janë ndër më luksozet dhe kthimi i investimit i shpejtë. Por, patjetër që ka dhe shumë opsione të tjera pasi pronat në Dubai mund të fillojne nga 170,000 Euro dhe blen një pronë tepër luksoze krahasuar me Shqipërinë dhe sigurisht kushdo zgjedh sipas buxhetit. Dhe për të pasur një ide më të qartë ROI në të tilla investime shkon 8-12% dhe Capital Appreciation është 40-60% por, ka dhe projekte që shkojnë 100% për një vit.  Dhe për të gjithë ata investitorë të cilët s’duan fare të merren vetë , kompania për qeradhënie garanton 8% te vlerës së investuar pavarsisht nëse prona jepet ose jo me qera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0