Zgjidhja ideale vjen nga Gjermania: Si po zhvillohet mësimi online në kohë pandemie - Business Magazine Albania

Zgjidhja ideale vjen nga Gjermania: Si po zhvillohet mësimi online në kohë pandemie

Mësimi online gjatë kohës së pandemisë ishte një mënyrë e re, e imponuar për nxënësit, përfshirë edhe ata të gjimnazeve në të gjithë botën. Realiteti i ri i krijuar nga mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë, tregoi se ky proces, në rastin më të mirë ka qenë i cunguar.

Sidoqoftë, shkollat ​​mund të digjitalizohen me sukses vetëm nëse krijohen kushtet e duhura, dhe mësuesit trajnohen në trajtimin dhe përdorimin e mediave përkatëse dhe përmbajtjes mësimore. Një zgjidhje vjen nga Gjermania. Kompania imc ka ndarë përvojën e saj nga 25 vitet e mësimit të korporatave me shkollat ​​dhe bordet shkollore.

imc ka disa vite që bashkëpunon me disa shkolla në Gjermani dhe shkëmben rregullisht ide me to. Kështu, hapi tjetër i dukshëm është zgjerimi i ofertës dhe mbështetja e shkollave në të gjithë botën me ekspertizën e fituar në këtë fushë. ‘’Shkolla ime Dixhitale’’ synon të ndihmojë mësuesit dhe shkollat ​​të hartojnë modele virtuale dhe hibride të përshtatura dhe t’i realizojnë ato në një mënyrë kuptimplote.

Zëdhënësi i Bordit të Imc, Christian Wachter ka drejtuar bashkëpunime me shkollat ​​për shumë vite. Ai është shumë i vetëdijshëm për çështjet me të cilat përballen shumë shkolla:

“Ky vit shkollor, në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, na ka treguar se sa lëshime ka sistemi arsimor duke filluar me kualitetin e mësimdhënies dhe për të vazhduar me pjesën e vlerësimit të nxënësve.

Nga njëra anë, mungon ekspertiza si përdoren mjetet dhe sistemet moderne të komunikimit. Për më tepër, konceptet përkatëse të mësimdhënies dhe të mësuarit duhet të evoluohen, duke pasur parasysh që mësimi dixhital ndryshon nga mësimi tradicional. Xhirimi i një mësimi ballë për ballë ose dërgimi i një leksioni në formatin PDF nuk e bën atë të mësuarit dixhital. Sidoqoftë, inkurajimi për të ndërmarrë një hap drejt dixhitalizimit është një çështje që na përket. Vitin e kaluar, ne realizuam projekte të shumta të suksesshme në shkolla që mund të shërbejnë si shembuj të praktikës më të mirë për të tjerët. “, thekson ai.

Mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë, mungesa e një platforme kombëtare për mësim online, mungesa e internetit në shumë zona rurale, pastaj nisja e reformave për digjitalizim të procesit mësimor në kohën kur arsimi po përballej me probleme shumta, bëri që shumë prindër të ngrinin zërin, duke kërkuar normalizimin e procesit mësimor e që më pas të nisin reformat me konsultime të gjera.

“Kemi humbur shumë në cilësinë e arsimit. Nuk mundet që një fëmijë të mbajë një orë mësimore apo të dëgjojë mësuesin duke qëndruar i shtrirë në shtrat. Realisht fëmijët kanë humbur shumë, nuk kanë arritur të marrin njohuritë elementare. Më shumë kishte tallje sesa mësim. Me një fjalë, mësimi online në kushte të pandemisë, ka dështuar… Uroj që në shtator fëmijët të kthehen në shkolla. Do të ishte një gjë shumë e mirë. Kjo duhej të ndodhte shumë më herët, por të paktën të lutemi që nga shtatori të hapen dyert e shkollave”, thotë Dragana Spasevska nga shoqata “Mësim dhe libra patjetër të ketë”.

Me më shumë se 20 vjet përvojë, i pranishëm në 12 vende dhe me rreth 300 punonjës, imc është ofruesi kryesor i shërbimeve të plota për trajnime dixhitale. Ekspertë në fushat e teknologjisë, zhvillimit të mësimit digjital dhe strategjisë punojnë prej vitesh për të ofruar zgjidhje të gjithanshme dhe të personalizuara të mësimit online në të gjithë botën. 1.200+ ndërmarrje tregtare, organizata qeveritare dhe institute arsimore me mbi 5 milion përdorues në të gjithë botën mbështeten në zgjidhjet e përgjithshme dhe të personalizuara të imc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0