Zgjidhja Green RAN nga Huawei vlerësohet me çmimin "Zgjidhja më e qëndrueshme e rrjetit” - Business Magazine Albania

Zgjidhja Green RAN nga Huawei vlerësohet me çmimin “Zgjidhja më e qëndrueshme e rrjetit”

Zgjidhja Green RAN e Huawei, u vlerësua me çmimin “Zgjidhja më e qëndrueshme e rrjetit” gjatë Samitit Botëror të 5G 2021, organizuar nga Informa. Ky çmim tregon se përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë për të sjellë risi në sistemet ndërlidhëse vlerësohen shumë në industri.

Tashmë që neutraliteti i karbonit është kthyer në një nga qëllimet kryesore botërore, Huawei po përditëson vazhdimisht zgjidhjet RAN në mënyrë që të jenë sa më miqësore me mjedisin, të minimizojnë konsumin e energjisë në pajisje, site dhe nivelet e rrjetit, dhe të ndihmojnë operatorët të ndërtojnë rrjete që mbrojnë mjedisin.

Përveç Green RAN, Huawei ka nxjerrë në treg edhe produkte të tjera që lehtësojnë punën në zhvillimin e industrisë dhe ndihmojnë operatorët të zvogëlojnë konsumimin e energjisë elektrike. MIMO-t e mëdha janë produkte më të lehta, kanë fuqi më të lartë prodhimi, konsumojnë më pak energji dhe mund të instalohen nga një person i vetëm. Huawei përshtat një sërë zgjidhjesh novatore, të tilla si superformimi i rrezeve, formimi i rrezeve të bazuara në SRS dhe MU-MIMO, për të përmirësuar dukshëm performancën e rrjetit, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit të energjisë së pajisjes me 20 herë.

Për të zvogëluar konsumimin e energjisë, operatorëve u vjen në ndihmë edhe thjeshtimi i sitit. Super BladeSite përdor furnizimin me energji për të furnizuar modulet RRU dhe AAU, duke rritur efikasitetin e energjisë në 97%. Ndërsa zgjidhja C-RAN mundëson që pajisjet e mëparshme që vendoseshin në dhoma të veçanta, tani të vendosen në vetëm një dhomë pajisjesh për të minimizuar numrin e kondicionerëve. Konsumi i energjisë mund të zvogëlohet deri në 30% me site të thjeshtuara.

Huawei ofron zgjidhje novatore edhe në nivelin e rrjetit për të ndihmuar në uljen e përdorimit të energjisë të rrjeteve pa ndikim në performancën e tij përmes koordinimit midis brezave të ndryshëm të frekuencave dhe teknologjive të aksesit në radio. Bashkëpunimi në shumë dimensione rrit ndjeshëm efikasitetin e energjisë në rrjet për të maksimizuar kursimin e energjisë dhe performancën e rrjetit.

Arritjet novatore kanë nevojë për promovim, prandaj realizohet çdo vit Samiti Botëror 5G, në të cilin shpërndahen 14 çmime të veçanta për bizneset që kanë bërë arritje të jashtëzakonshme në rrjetin 5G. Temat kryesore për të cilat diskutohet në samit janë: arritjet novatore në rrjetet e aksesit pa tel 5G, rrjetet kryesore cloud, automatizimi i rrjetit, aplikacionet e shërbimeve, siguria e rrjetit dhe qëndrueshmëria e rrjetit. Qëllimi i këtij aktiviteti ndërkombëtar është promovimi i rrjetit 5G dhe nxjerrja në pah e potencialit të tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0