Zgjatet një muaj afati për aplikimin në skemën e mbështetjes në bujqësi

Zgjatet një muaj afati për aplikimin në skemën e mbështetjes në bujqësi


Ministria e Bujqësisë ka vendosur të zgjasë afatin për aplikimin në skemat e mbështetjes në bujqësi edhe me një muaj. Një një njoftim për mediat, bëhet e ditur se nga 28 shkurti deri më 28 mars kanë aplikuar 5852 fermerë për 52 masat e investimeve dhe mbështetjes direkte në bujqësi dhe blegtori. “Vihet re një rritje mbi 20% e numrit të aplikuesëve në krahasim me vitet e kaluara, edhe falë thjeshtimit të gjithë burokracisë së nevojshme për të aplikuar”, theksojnë burimet zyrtare.

Nisur nga kërkesa e fermerëve, Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, aplikimi për masat e investimeve për përmirësimin e kushteve të sigurisë ushqimore, agroturizmin dhe programin e zhvillimit rural, investimit në fermë etj. do të shtyhet deri në datën 27 prill.

Kjo është një masë për të garantuar të gjithë aplikantët potencialë që kanë shprehur interes për masat e investimeve, të përfundojnë procesin e aplikimit.

Këtë vit, fermerët mund të aplikojnë, sipas ministrisë, me 0 dokumente dhe asnjë kosto në 36 pika asistence në të gjithë vendin kundrejt një dosje prej rreth 13 dokumentash që u është dashur të aplikojnë deri në vitin 2017.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0