“Zgjatet” Mali Everest, Kina dhe Nepali më në fund bien dakord - Business Magazine Albania

“Zgjatet” Mali Everest, Kina dhe Nepali më në fund bien dakord

Mali Everest, më i larti në botë, nga dita e sotme ka një lartësi të re zyrtare: 8848,46 m. Më në fund, dy vendet fqinje kanë gjetur akordin. Matja e re e majës më të lartë në botë, pas tërmetit të 2015-ës, shton edhe 86 centimetra më shumë në kuotën e mëparshme që njihej nga Katmandu. Kina në anën tjetër nuk merrte në konsideratë shtresën e borës dhe akullit.

Everesti është pak më i lartë. Pas vitesh me radhë debat, Kina dhe Nepali kanë rënë dakord për lartësinë zyrtare të malit, duke e çuar në 8.848,86 metrash, ose më saktë 86 centimetra më shumë në krahasim me lartësinë që njihte më parë Nepali dhe më shumë se 4 metra më shumë nga shifra zyrtare që jepte Pekini. Matja e fundit përkon me atë që bëri India në vitin 1955, kur tha se Everesti ishte 8848 m i lartë. Gjithashtu, kjo matje hedh poshtë dyshimet se tërmeti i magnitudës 7,5 që goditi Nepalin në vitin 2015, kishte ndikuar në majën e Everestit.

Diferenca lidhje me faktin se në të kaluarën Kina nuk llogariste shtresën e borës dhe të akullit, por vetëm bazën shkëmbore të malit. Nepali kishte vendosur të bënte një matje të re, sepse gjithmonë ka pasur dyshime se tërmeti i vitit 2015 mund të ketë pasur pasoja në lartësinë e malit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0