Zëvendësguvernatori Fusha: BQK-ja po avancon kornizën rregullative dhe infrastrukturën për shërbimet e pagesave drejt gjithëpërfshirjes dhe integrimit financiar - Business Magazine Albania

Zëvendësguvernatori Fusha: BQK-ja po avancon kornizën rregullative dhe infrastrukturën për shërbimet e pagesave drejt gjithëpërfshirjes dhe integrimit financiar

Zëvendësguvernatori Fusha: BQK-ja po avancon kornizën rregullative dhe infrastrukturën për shërbimet e pagesave drejt gjithëpërfshirjes dhe integrimit financiar
~6 minuta lexim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK) është në proces të avancimit të kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse dhe infrastrukturës në fushën e shërbimeve të pagesave digjitale dhe sektorit të FinTech-ut, ka deklaruar Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare, Z. Dardan Fusha në ceremoninë e themelimit të FinTech Kosova (FIKS).Zëvendësguvernatori Fusha në fjalën përshëndetëse theksoi se digjitalizimi i vazhdueshëm i shërbimeve financiare krijon mundësi për shërbime financiare më efikase, më të qasshme dhe më gjithëpërfshirëse duke promovuar kështu edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Aplikimi i teknologjisë digjitale në fushën e shërbimeve financiare, apo siç njihen edhe FinTech-ët, janë duke bërë ndryshime të mëdha në formën dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve financiare, procese këto që u përshpejtuan gjatë situatës së pandemisë COVID-19”, theksoi Zëvendësguvernatori Fusha. “Sektori i FinTech-ve ka kaluar nëpër një rritje të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, duke ndryshuar sistemet e pagesave dhe bankingun tradicional në shumë vende. Në Kosovë, deri tani, janë licencuar katër institucione financiare jo-banka në fushën e pagesave digjitale dhe tri institucione ekzistuese kanë zgjeruar aktivitetin e tyre, si rezultat i ndryshimeve rregullative bazuar në standardet e BE-së, për të mundësuar operimin e FinTech-ve dhe shërbimet inovative në tregun vendor”, shtoi Zëvendësguvernatori Fusha.Sipas Zëvendësguvernatorit Fusha, në vitet e fundit, ekosistemi i FinTech-ve ka pasur një zgjerim të hovshëm në Republikën e Kosovës.

Lexo edhe: BQK dhe STIKK diskutojnë për fushat e veprimit të përbashkët

“Ekosistemi i FinTech-ve në 2-3 vitet e fundit në Republikën e Kosovës ka pasur zgjerim, gjë që ka bërë të mundshme tërheqjen e investimeve për kompanitë vendore dhe të huaja, kryesisht në shërbimet e pagesave dhe transfereve ndërkombëtare me vlerë të vogël, përfshirë edhe remitencat. BQK ka shfaqur gatishmëri për të avancuar në ndërtimin e një ambienti miqësor për zhvillimet dhe inovacionin, ku shumë prej FinTech-ve e shohin edhe si mundësi për t’u zgjeruar në tregun e Ballkanit Perëndimor”, ka potencuar Zëvendësguvernatorit Fusha. Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare ka shtuar se sistemi financiar i Republikës së Kosovës është duke pasur një ndryshim të shpejtë në fushën e inovacionit dhe migrimit drejt pagesave dhe shërbimeve digjitale.   “BQK si rregullator por edhe katalizator, është e përcaktuar që të zgjeroj mundësitë dhe të adaptoj rregullat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të reja digjitale për bizneset dhe konsumatorët. Shërbimet financiare të mundësuara nga këto zhvillime teknologjike janë duke u rritur vazhdimisht nga bankat, por edhe nga FinTech-ët dhe institucionet e reja financiare jo-banka”, tregoi Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare në BQK. Mirëpo, Zëvendësguvernatori Fusha solli në vëmendje se këto përfitime duhet të peshohen me kujdes edhe ndaj rreziqeve të reja që vijnë nga ofrues të shërbimeve tërësisht digjitale, sidomos rrezikut nga sulmet kibernetike dhe keqpërdorimi i të dhënave.

Në këtë drejtim, institucionet financiare të licencuara nga BQK, në funksion të avancimit të sistemit të pagesave dhe ngritjes së cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve të pagesave për klientët e tyre, inkurajohen që:

  • Të investojnë në infrastrukturë dhe ngritin kapacitet njerëzore; 
  • Të avancojnë politikat, procedurat dhe proceset e menaxhimit të rreziqeve që të sigurojnë vazhdimësinë e biznesit, si dhe konfidencialitetin dhe integritetin e informacionit kur kontraktojnë shërbime nga palët e jashtme;
  • Të adresojnë rreziqet kibernetike përmes bashkëpunimit të ngushtë me BQK-në dhe autoritetet shtetërore përgjegjëse për sigurinë kibernetike në nivel shtetëror; dhe
  • Të shtojnë vëmendjen për pronësinë e jashtme dhe prejardhjet e fondeve të klientëve dhe investitorëve të mundshëm, përmes mekanizmave të vëzhgimit (Investor’s Screening Mechanism), duke pasur parasysh edhe rreziqet aktuale gjeostrategjike.  

Lidhur me projektet në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, Zëvendësguvernatori Fusha potencoi se BQK-ja është në proces të investimit në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe burimeve njerëzore. Gjithashtu, BQK-ja është e angazhuar:

  • Të zhvillojë dhe krijojë mundësitë për qasjen në sistemin e pagesave të ofruesve të shërbimeve jo-bankare, për rritjen e konkurrueshmërisë pas mundësimin e posedimit të IBAN-it, për të rritur qasjen në financa, në kuadër të konceptit të ri të “llogarisë për pagesa”;
  • Të zhvillojë infrastrukturën teknike për mundësimin e pagesave të shpejta 24/7, krijimin e QR Kodit kombëtar dhe standardizimin e API për ndërlidhjen e sistemeve; 
  • Të avancojë kornizën rregullative dhe mbikëqyrëse për fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, lidhur me shërbimet e pagesave dhe transfereve; dhe
  • Të fuqizojë Këshillin Kombëtar të Pagesave në nivel të vendit, ku së fundi është mbajt takimi me anëtarësinë e zgjeruar të këshillit duke përfshirë edhe përfaqësuesit e IFJB-ve.  

“Këto zhvillime do të ndikojnë në fuqizimin e mbikëqyrjes së FinTech-ve, për çfarë BQK ka themeluar funksionin e veçantë për mbikëqyrjen e sistemeve të informacionit dhe rrezikut kibernetik për institucionet financiare, funksionin për mbikëqyrjen e praktikave të ofrimit të shërbimeve nga institucionet financiare, si dhe fuqizimin e edukimit financiar, si mjet për trajtimin korrekt dhe të drejtë të kërkesave që rrjedhin nga shërbimet e tilla”, potencoi Zëvendësguvernatori Fusha.

Në fund, Zëvendësguvernatori Fusha inkurajoi që institucionet financiare të licencuara nga BQK-ja, në funksion të avancimit të sistemit të pagesave dhe ngritjes së cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve të pagesave për klientët e tyre, të rrisin bashkëpunimin me fokus krijimin e interoperabilitetit ndërmjet sistemeve dhe shërbimeve të tyre, si dhe harmonizimi dhe standardizimin e mënyrës së komunikimit dhe shkëmbimit të dhënave dhe mesazheve financiare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një biznes i madh lind nga një ide e thjeshtë e zbatuar mirë.”
— Michael Dell
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0