Zbulohet skaneri i parë mjekësor me ngjyra

Zbulohet skaneri i parë mjekësor me ngjyra


Pas 10 vitesh kërkime dhe zhvillime, MARS Bioimaging  ka zbuluar skanerin e parë rreze-X me ngjyra.

Grafitë e merzitshme bardhë e zi do t’i përkasin së shkuarës. Pajisja u ofron mjekëve një mjet të sofistikuar për të parë në trupat e njerëzve, me aplikime të mundshme që variojnë nga kërkimi deri tek diagnostifikimi.

Diagnostifikimi i kancerit dhe sëmundjeve të tjera, tani është shumë më i qartë duke pakësuar nivelin e ndërhyrjes në trup gjatë operimit.

Grafitë tradicionale shfaqen me vetëm dy ngjyra, e bardha e kockave, të cilat thithin rrezet X, dhe e zeza e indeve që nuk i thithin.

Përfitimet kryesore të teknologjisë së re janë zgjidhja shumë më e mirë (imazhe të qarta) dhe aftësia për të parë problemet me kockat dhe indet e tyre përreth.

Makineria mund të shquajë inde të ndryshme të buta, që nga kërcet, dhjami e deri te lëngjet, duke analizuar grimcat e dritës, që secila i jep ndryshe.

Të dhënat merren nga kompjuteri dhe rindërtohen me ngjyra, siç tregon dhe fotoja e kyçit të dorës.

Kjo teknologji është përshtatur nga një instrument që fizikantët kanë përdorur te CERN, laboratori europian i fizikës së grimcave në Gjenevë, Zvicër.

/ZmeScience

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0