Një laborator kriptomonedhash është zbuluar në Shijak ditën e sotme.
Burime policore bëjnë me dije se është ndaluar një person, ndërsa vijon puna për të zbardhur plotësisht rastin dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë biznes.
Janë mbi 200 pajisje të sekuestruara në një fshat të Shijakut. Ambienti, ku u gjetën pajisjet e prodhimit të kriptomonedhave, paraprakisht deklarohet se ishte marrë me qira në fshatin Pjesëz dhe përdorej nga disa persona nga Tirana.
Sipas burimeve policore, prodhimi i parave elektronike ishte i paligjshëm pasi personat e përfshirë në këtë rast nuk kanë marrë licencë për këtë veprimtari.
Lexo edhe: Edhe Shqipëria në “ethet” e kriptovalutave, rreziku i pastrimit të parave
Dyshohet se laboratori është zbuluar, ashtu si në rastet e tjera për shkak të konsumit të lartë të energjisë elektrike në zonë.
Nuk është ende e qartë akuza e ngritur ndaj personit që deklarohet se është ndaluar pas zbulimit të laboratorit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto