Zbulohet “Grimca e Zotit”? - Business Magazine Albania

Zbulohet “Grimca e Zotit”?


Shkencetaret ne Organizaten Europiane per Hulumtime Berthamore (CERN) thane se kane zbuluar nje grimce subpartikulare qe mund te jete grimca e Higgs-it, e cila besohet te jete çeles i formacioneve te yjeve, planeteve dhe jetes.
 
Grimca eshte emeruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili me 1964 vendosi bazat per studimet e kesaj çeshtje.
Grimca njihet edhe si “Grimce e Zotit” per shkak te rendesise qe ka.
Zedhenesi i Organizates Europiane per Hulumtime Berthamore, Xhoi Inkandela, beri publik zbulimin gjate nje mbledhje te shkencetareve ne Gjeneve.
 
“Ne keto lloj eksperimentesh ne kemi kerkuar nje nga grimcat me te rralla qe jane krijuar ndonjehere. Duke pasur parasysh kete, ky eshte nje rezultat shume preliminar, por ne mendojme se eshte shume i fuqishem; eshte shume i qendrueshem-perndryshe nuk do ta prezantonim”, tha ai.
Deri me tani, grimca Higgs ishte teorike.
 
Shkencetaret e Organizates EUropiane per Hulumtime Berthamore thane se eshte ende heret per te ardhur ne perfundim se grimca e re e zbuluar eshte ajo e Higgs-it, per te cilen pat folur fizikani britanik, Higgs.
Megjithate, shkencetaret folen per rendesine e zbulimit.
 
Drejtori gjeneral i CERN-it, Rolf Diter Hojer shpjegoi:
“Sot shenojme nje arritje historike, por jemi vetem ne fillim. Tani, mbetet nje pune e madhe para nesh. Eshte megjithate je arritje. Mendoj se mund te jemi krenare, te lumtur, por e tera eshte vetem nje fillim dhe mendoj se do te kete ndikime globale ne te ardhmen. Ai (zbulimi) vjen ne kohen e duhur dhe mendoj se mund te jemi shume optimiste”.
 
Njoftimi i se merkures pritej me padurim ne radhet e shkencetareve, meqe mund te konfirmonte punen teorike te zhvilluar gjate dekadave te fundit dhe njohurite aktuale per funksionimin e universit.
Grimca eshte pjesa e fundit e pazbuluar ne teorine e Modelit Standard, qe shpjegon perberjen fundamentale te universit.(REL)
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0