Zbulohet asteroidi i rrezikshëm për Tokën, "Vrasësi i planetit" - Business Magazine Albania

Zbulohet asteroidi i rrezikshëm për Tokën, “Vrasësi i planetit”

Astronomët kanë zbuluar tre asteroidë afër Tokës, një prej të cilëve paraqet rrezik potencial. Asteroidët i përkasin një grupi të gjetur brenda orbitave të Tokës dhe Venusit, por ata janë tepër të vështirë për t’u vëzhguar sepse shkëlqimi i diellit i mbron ata nga vëzhgimet e teleskopit. Për të shmangur shkëlqimin e diellit, astronomët hodhën mundësinë për të kryer vëzhgimet e tyre gjatë “dritares së shkurtër” të muzgut.

Një nga asteroidët, i quajtur 2022 AP7, është 1.5 kilometra (0.9 milje) i gjerë dhe ka një orbitë që mund ta sjellë atë brenda rrugës së Tokës në të ardhmen, por është e vështirë për shkencëtarët të dinë se kur.

“Studimi ynë në muzg po kërkon zonën brenda orbitave të Tokës dhe Venusit për asteroide. Deri më tani ne kemi gjetur dy asteroidë të mëdhenj afër Tokës që janë rreth 1 kilometër të gjerë, një madhësi që ne e quajmë vrasës planetësh”, tha Scott S. Sheppard, autori kryesori studimit dhe astronom në aboratorin e Tokës dhe Planeteve të Institutit Carnegie për Shkencën në Uashington, DC.
Lexo: Nxitja e investimeve në 5G, draftligj i ri për komunikimet elektronike

Sipas Sheppard, një asteroid afër Tokës me përmasa 1 kilometër (0.6 milje) ose më i madh “do të kishte një ndikim shkatërrues. Pluhuri dhe ndotësit do të mbushnin atmosferën për vite, duke ftohur planetin dhe duke parandaluar që rrezet e diellit të arrijnë në sipërfaqen e Tokës. “Do të ishte një ngjarje e zhdukjes masive siç nuk është parë në Tokë prej miliona vitesh,” tha Sheppard. Dy asteroidët e tjerë, 2021 LJ4 dhe 2021 PH27, janë në orbita shumë më të sigurta që nuk paraqesin rrezik për Tokën.cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0