Zbardhet projekti për Aeroportin e Jugut - Business Magazine Albania

Zbardhet projekti për Aeroportin e Jugut


Në buxhetin afatmesëm, për vitet 2017-2019, Qeveria ka parashikuar rreth 4 milionë $ për këtë qëllim. Sipas dokumentit qeveritar, një fond prej 420 milionë lekësh do të përdoret për projektimin e detajuar dhe ndërtimin e tij.

Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën e kandidatëve për ndërtimin e aeroportit të jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës, Vlorës dhe Fierit. Këto qytete përcaktohen si kandidatë potenciale për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të miratuar vitin e shkuar nga këshilli i Ministrave.

Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile.

Vendndodhja e aereoportit të jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë. Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoprti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash. Në verën e këtij viti Report TV zbuloi dy projektet e Qeverisë për ndërtimin e aeroportit të jugut në Delvinë ose Gjirokastër. Dy propozimet në fjalë qenë pasqyruar në planin për zhvillimin e bregdetit.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0