Zbardhet projekti 250.000 $ për një aeroport në jug - Business Magazine Albania

Zbardhet projekti 250.000 $ për një aeroport në jug


Njëmbëdhjetë muaj pas zgjidhjes me marrëveshje të ekskluzivitetit të fluturimeve që ka konçesionari i Rinasit, Ministria e Transportit ka ndryshuar direktivat për një aeroport të ri.

Bëhet fjalë për ngritjen e një piste për avionët në jug të vendit, duke harruar kështu vënien në punë të një aeroporti që është gati si ai i Kukësit.

Transportet kanë vënë në dispozicion një shumë prej 250 mijë dollarësh, për të mundësuar një studim se në cilën zonë të jugut do të ndërtohet ky aeroport.

Një nga alternativat e mundshme është Saranda, duke qenë se ka afër edhe ishullin grek të Korfuzit. Në dokumente kërkohet që të bëhet sa më e plotë llogaritja e fluksit të udhëtarëve në këtë pistë, pasi është element i domosdoshëm për afrimin e kompanive që do ta menaxhojnë atë.

Por këtë vit, edhe nëse studimi bëhet, nuk është buxhetuar asnjë fond për ndërtimin e një aeroporti të ri, duke bërë sërish përgjegjës konçesionarin TIA, kompaninë monopol që ka të drejtat e fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri.

Burime nga Aviacioni Civil, thonë se për Kukësin nuk ka pasur asnjë interes për t’a vënë në operim, kjo për shkak edhe të frikës së fluksit të udhëtarëve. Aeroporti i Kukësit ndodhet në pozitë gjeografike shumë afër me atë të Gjakovës.

Pavarësisht shtyrjes me dy vite të tjera të kontratës me Tirana International Airport, përfituesi i vetëm në këtë marrëveshje rezulton të jetë konçesionari i aeroportit të Rinasit.

Shqipëria vijon të ketë çmimet më të larta të biletave në rajon dhe Europë, për shkak të tarifave të larta që u vë firmave të fluturimit kompania që ka me koncension Rinasin.

Burimi: mapo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0