Zbardhen këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së, kush fiton shkon në Eurovizion - Business Magazine Albania

Zbardhen këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së, kush fiton shkon në Eurovizion

“Festivali i Këngës” në RTSH ka mbërritur në edicionin e tij të 59-të. Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Tashmë mësohen dhe emrat e artistëve që do të ngjiten në skenën e “Fest 59”, bashkë me këngët e tyre përkatëse. Komisioni për pranimin e këngëve, i përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent  Bushpepa, pasi ka dëgjuar të gjithë prodhimet e mbërritura në RTSH, ka vendosur për 26 këngët pjesëmarrëse.

Lista e plotë:

Peng- Devis Xherahu

Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi

Kush je ti dashuri- Festina Mejzini

E morën botën- Franc Koruni

Pendesë- Inis Neziri

Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj

Më jep jetë- Gjergj Kaçinari

Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)

Tjerr- Evi Reçi

Vashëzo- Rosela Gjylbegu

Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)

Do t’ja dal- Klinti Çollaku

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Karma- Anxhela Peristeri

Si ajo- Wendi Mancaku

Ty- Fatos Shabani

Vajzë- Florent Abrashi

Njësoj- Enxhi Nasufi

Ajo vajza- Kamela Islamaj

Zjarri im- Era Rusi

Jo- Erikson Lloshi

Më mbron- Xhesika Polo

Ora e jetës- Manjola Nallbani

E lirë- Giliola Haveriku

Nënë- Viktor Tahiraj

Vendi im- Agim Poshka

Meteor- Stefan Marena

https://streamable.com/kqsayp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0