Zara fokusohet tek shitjet online, mbyll 1200 dyqane në të gjithë botën

Zara fokusohet tek shitjet online, mbyll 1200 dyqane në të gjithë botën

Zara

Kompania Inditex, pronare e markës së rrobave Zara, do të mbyllë 1200 dyqane në të gjithë botën duke qenë se gjatë pandemisë shitjet online janë rritur shumë.

Kompania spanjolle ka edhe marka të tjera në pronësi si Bershka, Pull & Bear dhe Massimo Dutti.

Mbylljet do të jenë kryesisht në Azi dhe në Evropë. Ndërsa 107 dyqanet e ndodhura në Britani kanë më pak gjasa të preken. Kompania tha se nuk do ketë shkurtim të punonjësve, sepse do t’i duhet stafi për porositë dhe dërgesat online.

Inditex, një nga kompanitë më të mëdha në botë për veshje, u godit rëndë nga pandemia. Shitjat e saj ranë me 44 për qind nga 1 shkurti deri më 30 prill. Kompania raportoi humbje prej 400 milionë euro gjatë katër mujorit të parë. Gati një e katërta e dyqaneve u mbyllën deri më 8 qershor.

Lexoni: Ja se si t’i ndihmoni punonjësit tuaj, që janë prindër dhe punojnë nga shtëpia

Por, sidoqoftë shitjet online u rritën me 50 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-ës, dhe 95 për qind në krahasim me prillin e 2019.

Inditex tha se do të përshpejtojë shitjet online pasi kërkon të shmangë sfidën e konkurrentëve si H&M dhe pronarit të Uniqlo, Fast Retailing,dhe rivalëve të rinj online, përfshirë Asos dhe Boohoo në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përparuan gjatë izolimit.

Sipas planit të ri të Inditex, shitjet online do të përbëjnë më shumë se 25% të totalit deri në vitin 2022, krahasuar me 14% në vitin 2019. Dyqanet më të mëdha do të veprojnë si qendra shpërndarëse për shitjet online.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0