Z. Ilir Daci zgjidhet Kryetar i Dhomës Ekonomike Ndërkombëtare në Shqipëri

Z. Ilir Daci zgjidhet Kryetar i Dhomës Ekonomike Ndërkombëtare në Shqipëri


Më 4 korrik 2018, Asambleja e Përgjithshme ICC Albania u mblodh për të zgjedhur Kryetarin e ri që do të udhëheqë organizatën për mandatin e ardhshëm 2018-2021.

Z. Ilir Daci, Themelues dhe Partner drejtues në Optima Legal & Financial Albania zgjidhet si Kryetar i ICC Albania (International Chamber of Commerce in Albania).

Asambleja e Përgjithshme gjithashtu rikonfirmoi si anëtarë të Bordit për një mandat tjetër;
Z. Genc Boga, Themelues dhe Partner drejtues në Boga & Associates dhe
Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe anëtar i Bordit në BKT (Banka Kombëtare Tregtare).

Dy anëtarë të rinj u bashkuan në Bordin Ekzekutiv;
Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm pranë SIGAL UNIQA.
Z. Burak Yurtsever, Zëvendës President dhe CFO pranë ALBtelecom Albania.

Bordi i ri Ekzekutiv do të marrë detyrën më 25 Korrik të vitit 2018 deri më 24 Korrik të vitit 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0