Young Entrepreneurs ON! është ftesa e rradhës që ne në Balfin ju dërgojmë studentëve të Universiteteve të Shqipërisë gjatë organizimit të Panairit “Work&Study” 2015.
Në këtë mënyrë të rinj me ide origjinale dhe propozime interesante mund të bëhen iniciatorët e projekteve të ardhshme të grupit. Të rinjtë sot janë në kontakt të vazhdueshëm me trendet e tregut dhe shohin detaje /elementë që tejlakojnë mënyrën klasike të të bërit biznes/ menaxhuarit të projekteve etj.
Kjo nismë do ju krijojë mundësinë studentëve të zhvillojnë aftësitë personale dhe të venë në provë idetë që kanë në biznes.
Në përfundim të këtij konkursi do të vihet në dizpozicion të studentëve te sapo diplomuar ose ne vitin e fundit te diplomimit mundësia për të marrë pjesë në nje program internship intensiv prane zyrave te Balfin ose të një prej shoqërive të grupit.
Idetë tuaja dërgojini në adresën e emailit: youngentrepreneurs@balfin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto