WWW feston 25 vjetorin e krijimit - Business Magazine Albania

WWW feston 25 vjetorin e krijimit


Kjo është periudha e vitit kur bëhet bilanci i sukseseve dhe dështimeve teknologjike  të vitit dhe hidhet një sy nga e ardhmja për të parë çfarë na sjell viti tjetër. Gjithsesi ne duhet të rikujtojmë dhe arritjet e mëparshme që na sollën këtu. Para 25 vjetëve faqja e parë e internetit u hodh në rrjet.

Në 20 dhjetor 1990 shkencëtari  britanik Sir Tim Berners-Lee hodhi në rrjet faqen e parë online nëpërmjet NeXT computer në CERN. Ky akt është një pikë kyçe në historinë e teknologjisë njerëzore.

Internet 1

Ka një ndryshim midis internetit dhe WWW-së. Interneti është një rrjet i madh kompjuterash të lidhur me njëri-tjetrin. World Wide Web ose WWW është një përmbledhje e gjithë faqeve web që janë pjesë e këtij rrjeti kompjuterash.

Në shtator të vitit 2014, një studim i bërë nga NetCraft  nxorri në përfundim se interneti  ka më shumë së 1 miliard faqe web dhe në vitin 2020 analistët parashikojnë se do të ketë 50 miliard pajisje  të lidhura në internet.

Internet 2

Asnjeri nuk e mendonte se si një ide mund të ndryshonte  stilin tonë të të jetuarit. Kjo teknologji po ndryshon mënyrën e të bërit politikë dhe biznes. Vetëm 25 vjet më parë ne nuk dinim çfarë ishtë media sociale, blogjet apo e-mail. Interneti lejon miliarda pajisje dhe njerëz të ndërveprojnë me njëri-tjetrin duke shpërndarë informacion në një formë krejt të ndryshme krahasuar me vitet para 90’.

Mjafton të hidhni një vështrim këto ditë festash se si familja juaj përdor tabletat, telefonët , kompjuterat personalë, apo laptopët për të hyrë në botën e internetit. Imagjinoni sikur Sir Tim Berners mos e kishte bërë këtë shpikje të www-së , si do të ishte jeta jonë.

Internet 3

Për të ndërtuar të ardhmen ne duhet të kuptojmë të shkuarën. A jeni dakort se teknologjia e ka përmirësuar jetën tonë këto 25 vjet?  Ne po mendojmë për momentin për shpikjet e reja të vitit 2016, por a mund të imagjinoni ku mund të na çojë interneti deri në vitin 2040.

Internet 4

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0