Womenpreneurs Balkan Bootcamp, thirrje për femrat nga Ballkani

Womenpreneurs Balkan Bootcamp, thirrje për femrat nga Ballkani

Womenpreneurs Balkan Bootcamp

Womenpreneurs Balkan Bootcamp është një program për femrat, që sapo kanë nisur një biznes (3-6 muajt e fundit) apo do nisin një të tillë në 12 muajt e ardhshëm. Bootcamp-i nis javën tjetër më 25 maj, zgjat 5 ditë (çdo mbasdite) dhe është pa pagesë. Aplikimi mund të bëhet nëpërmjet thirrjes për aplikim deri më 24 maj.

Me mbështetjen e Startup Macedonia dhe Swiss Entrepreneurship Program (SwissEP) lideret e së nesërmes nga Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Sllovenia do të kenë mundësinë të mësojnë nga ekspertët lokalë dhe nderkombëtarë.

Ky program organizohet nga Womenpreneurs Stories dhe Startup Macedonia, bashkë me skuadrën e CEED Hub Skopje si dhe partnerët nga çdo vend i Ballkanit. Balkans Capital është partneri zyrtar nga Shqipëria.

“Balkans Capital gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë bizneset e reja. Ky është një program, që e kemi veçanërisht për zemër për shkak të impaktit dhe vlerës së shtuar, që ka për femrat që kanë nisur apo do nisin biznesin e tyre dhe të cilat kanë potencialin, për të sjellë një ndryshim në shoqërinë tonë apo për të zgjidhur problemet aktuale nëpërmjet bizneseve të tyre” – thotë Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0