Women Economic Forum zhvillohet për herë të parë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Women Economic Forum zhvillohet për herë të parë në Shqipëri

Women Economic

U zhvillua për herë të parë në Shqipëri, Women Economic Forum (WEF), Balkans Edition, një event që mblodhi disa nga sipërmarrësit, liderët, folësit, diplomatët, politikëbërësit dhe profesionistët më të suksesshëm në fusha të ndryshme nga rajoni dhe bota.

Një grup grash përfaqësuese të G100 zhvilluan një tur takimesh me gra të sukseshme nga rajoni në 8 qytete të Ballkanit: Sloveni, Kroaci, Bosnje & Hercegovinë, Serbi, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni, dhe u finalizua në Shqipëri me WEF që erdhi si një inciativë e sipërmarrëses, Znj. Rafaela Rica me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Regional Cooperation Council  (RCC).

Women Economic Forum është forumi më i madhe global i grave sipërmarrëse dhe lidere në mbarë botën. WEF ka në fokus zgjerimin e mundësive të biznesit dhe rritjen e ndikimit global të grave përmes krijimit të kontakteve të reja. Qëllimi kryesor është të sigurojë përfshirjen, sigurinë, fuqizimin ekonomik dhe social të grave në nivel global, duke adresuar boshllëqet gjinore dhe duke arritur barazinë gjinore.

Përgjatë tre sesioneve dhe paneleve me ekspertë të fushës, çështje të tilla si bashkëpunimet e biznesit mes grave në rajon, rëndësia e arsimit profesional për fuqizimin ekonomik të grave dhe mbështetja e të rinjve në sipërmarrje, ishin kryefjala e eventit në Tiranë.

“Siç e dimë në Shqipëri dhe në rajon gratë nuk kanë shumë mundësi punësimi prandaj është e rëndësishme të hapim shtigje të reja për të ardhmen:

Së pari, si të përmirësohet punësimi i grave – aftësitë që ju duhen për tu punësuar në rajon: sipas të dhënave të Regional Cooperation Council  (RCC), vetëm 40% e grave janë të punësuara, por mbi 23% kanë punë të pasigurta. Pyetja është se si t’i kthejmë aftësitë e tyre në aftësi të dobishme për tregjet e punës në rajonin tonë.

Së dyti, si t’i ndihmojmë gratë të hapin bizneset e tyre dhe si të kenë sukses? Vetëm 27% e sipërmarrësve dhe  14.2% e menaxherëve kryesorë të kompanive në Ballkanin Perëndimor janë gra.

Së treti, mendoj se ne duhet të inkurajojmë gratë dhe vajzat që punojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe lidhje digjitale. Pa përmirësimin e aftësive të grave në TIK dhe inkurajimin e inovacionit për gratë dhe vajzat, vendeve tona u mungon një potencial i madh për zhvillim.”-

tha Znj.Rafaela Rica, iniciatore e turit të G100 në Ballkan dhe WEF.

Në vijim të misionit kryesor që përçon Women Economic Forum,  eventi u mbyll me lançimin e projektit WeGrow, i pari përshpejtues i dedikuar i startup-ve të grave dhe vajzave në Shqipëri. Përfaqësueset e 25 projekteve të përzgjedhura patën mundësinë të prezantonin idetë e tyre përpara grave të tjera sipërmarrëse, lidere nga e gjithë bota.

Rreth G100

G100 është një grup i fuqizuar prej 100 grave udhëheqëse nga e gjithë bota, në 100 sektorë të ndryshëm, i mbështetur nga 100 kampionë të shquar ‘He for She’, për avokim të fuqishëm, ndërgjegjësim dhe ndikim nëpër qeveri dhe organizata globale për një të ardhme të barabartë gjinore. G100 është një institut aksioni + mendimi, me një perspektivë globale, ndërkulturore, ndërsektoriale dhe të qëllimshme drejt paqes, barazisë dhe prosperitetit për të gjithë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0