WIZZ AIR SJELL AVIONIN E KATËRT NË TIA: NISIN FLUTURIMET DIREKTE DREJT STOCKHOLM DHE MALMÖ - Business Magazine Albania

WIZZ AIR SJELL AVIONIN E KATËRT NË TIA: NISIN FLUTURIMET DIREKTE DREJT STOCKHOLM DHE MALMÖ

WIZZ AIR

Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë njoftoi sot vendosjen e avionit të 4-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA) më datën 28 maj 2021, duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Malmö-s dhe Stokholm-it, në Suedi. Avioni i katërt i Wizz Air do të operojë gjithashtu me fluturimet për në Ankona, Pescara, Genova dhe Rome Ciampino

“TIA mirëpret avionin e katërt të Wizz Air në bazën e Tiranës. Ky zhvillim i ri na jep mundësinë për të arritur më shumë destinacione Europiane. Shpresojmë që pas periudhës së pandemisë qytetarët të mund të udhëtojnë më lirë dhe të kenë më shumë mundësi të zgjedhin qytetet evropiane për qëllime turizmi, ekonomike ose sociale”, tha Volker Wendefeuer, Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Lexo: Këtë muaj nis fluturimi direkt Tiranë-Dubai

“Sot kemi disa lajme të mrekullueshme për udhëtarët shqiptarë dhe ata që dëshirojnë të vizitojnë këtë vend të bukur. Jam i kënaqur që në më pak se një vit pas krijimit të bazës sonë në Tiranë, të njoftojmë sjelljen e avionit të 4-të në këtë bazë si dhe 6 destinacione shtesë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Ekipi i Wizz Air është i përkushtuar për të zhvilluar praninë e tij në Shqipëri dhe me rrjetin tonë, me 27 linja nga Tirana, të ofrojmë mundësi udhëtimi gjithnjë e më të përballueshme “, tha George Michalopoulos, Drejtori i Përgithshëm Komercial Kryesor Tregtar i Wizz Air.

Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë rreth një vit më parë duke ulur 3 avionë dhe duke shtuar pesëmbëdhjetë destinacione në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.

Linja ajrore ka transportuar mbi 650 mijë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë që kur ka shkelur në tregun vendas. Së bashku me gjashtë itineraret të reja, sot Wizz Air do të ofrojë mbi 1,200,000 vende në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës në 2021.

Biletat tashmë janë në shitje në wizzair.com dhe në aplikacionin celular të linjës ajrore me çmime që fillojnë nga 19,99 EUR *.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0