Wizz Air sjell avionin e 6-të në TIA: Nisin fluturimet direkte drejt 4 destinacioneve të reja në Europë - Business Magazine Albania

Wizz Air sjell avionin e 6-të në TIA: Nisin fluturimet direkte drejt 4 destinacioneve të reja në Europë

fluturimet direkte

Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, ka njoftuar vendosjen e avionit të 6-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA), duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Liverpulit (Mbretëria e Bashkuar), Madridit (Spanjë), Billundit (Danimarkë) dhe Oslo Sandefjord Torp (Norvegji), si edhe shtimin e frekuencave të destinacioneve ekzistuese të linjës ajrore: Ankona, Verona, Luton, Bruksel, Paris, Berlin, Hamburg, Memingem.

Flota e Wizz Air me 6 avionë dhe me 4 destinacione shtesë duke filluar nga muaji Dhjetor 2021 do të vazhdojë të operojë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Wizz Air e lidh tashmë Tiranën me 34 destinacione të Europës.

Robert Carey, President i Wizz Air Group tha: “Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air në Shqipëri duke shtuar avionin e gjashtë në bazën tonë në Tiranë. Me këtë njoftim ne po shtojmë katër destinacione të reja emocionuese nga Tirana drejt Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar, Madridit në Spanjë, Billundit në Danimarkë dhe Oslo Sandefjord Torp në Norvegji. Ne jemi të bindur se tarifat e ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i destinacioneve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm edhe për më shumë pasagjerë. Avionët tanë modernë, si dhe masat tona të shtuara mbrojtëse, do të sigurojnë kushtet më të mira të mundshme shëndetësore për udhëtarët ndërsa operojmë me gjurmën më të ulët mjedisore. Ne mezi presim të mirëpresim udhëtarët në bord me një shërbim të shkëlqyeshëm.”

Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë në vitin 2020, duke vendosur 3 avionë, dhe më 11 Mars 2021 solli avionin e katërt dhe më pas avionin e pestë, edhe pse në kushte kufizuese të udhëtimeve për shkak të pandemisë. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të vitit 2017 nga Budapesti.

Lexoni: GullivAir, linja ajrore, nis fluturimet Bullgari – Tiranë. 6 Gushti data për fluturimin e parë për qytetarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po arrin një numër të madh pasagjerësh dhe rritja po vazhdon edhe në kohët e vështira të pandemisë. Nga Janari 2021 deri në Korrik 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është 1,177,963 dhe numri i Lëvizjes së Trafikut Ajror (ATM) është 5,779. Në korrik, numri i pasagjerëve arriti numrin më të lartë në krahasim me vitin 2019, një vit para kufizimeve të udhëtimit për shkak të COVID-19, duke shënuar 422,483 pasagjerë në TIA, ose një rritje prej 10 përqind më shumë në krahasim me muajin Korrik 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0