Windows 10 Mobile fillon të shpërndahet në modelet e vjetra Lumia

Windows 10 Mobile fillon të shpërndahet në modelet e vjetra Lumia


Debutimi zyrtar i Windows 10 Mobile është afër e në mos këtë muaj do ta shohim gjatë dhjetorit me telefonët Lumia 950, 950 XL dhe Lumia 550 prezantuar gjatë evenimentit të tetorit.

Por interesi më i lartë për platformën mobile të Microsoft vjen nga abonentët ekzistuesë të modeleve të vjetra Lumia. Deri ditën e sotme kishim informacion se Windows 10 Mobile do të mbërrinte në telefonët e parë gjatë dhjetorit. Ky informacion përforcohet nga një publikim i jo vetëm që paraqet telefonët që do të kalojnë në Windows 10 por edhe valën e përditësimeve.

Vala e para do të startojë më 14 dhjetor. Pjesë e saj do të jenë Lumia 630, 635, 640, 735 dhe 830. Vala e dytë nuk do të mbërrijë përpara muajit Shkurt të 2016-tës. Kjo e fundit do të sjellë Windows 10-tën në modelet Lumia 520, 532, 625, 720, 820, 920, 925, 930, 1020 dhe 1320.

Telefoni i cili bie më shumë në sy me mungesën e tij është Lumia 1520. E kemi një shpjegim për këtë sepse ky telefon inteligjent nuk është shitur asnjëherë në Poloni. Sigurisht që nuk mund të prisni që ekzaktësisht në këto data të mbërrijë Windows 10 në telefonët tuaj sepse janë për modelet e shitura nga Orange në Poloni.

Megjithatë kjo duhet të shërbejë si referencë rreth axhendës së Microsoft me shpërndarjen e Windows 10 Mobile. Diferencat kohore në shpërndarjen e Windows 10-tës mes operatorëve duhet të jenë të ngushta.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0