WhatsApp sjell filtra të avancuara kërkimi - Business Magazine Albania

WhatsApp sjell filtra të avancuara kërkimi

WhatsApp padyshim është një prej platformave më të përdorura dhe është gjatë gjithë kohës në përmirësim e sipër, duke sjellë herë pas here shërbime të reja të rëndësishme. Kësaj here platforma ka prezantuar filtra të rinj kërkimi në aplikacionin WhatsApp Business.

WABetaInfo zbuloi këto shtesa të reja, ku përveç kategorive që kanë qenë prezente më parë, në search filter tashmë gjenden dhe 3 opsione shtesë. Ju tashmë mund të filtroni mesazhet bazuar në listën e kontakteve tuaja dhe në mesazhet që nuk janë lexuar. Njësoj si në filtrat ekzistues, ju mund të aplikoni më tepër se një filtër në të njejtën kohë.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse kjo shtesë do të vijë dhe në aplikacionin kryesor WhatsApp për Android ose iOS. Gjatë muajve të fundit platforma ka bërë përmirësime të shumta, duke përfshirë këtu voice message preview, shërbime të reja të privatësisë dhe end-to-end encrypted backups. Përmirësime janë bërë gjithashtu dhe në versionin për desktop të WhatsApp.

Lexo edhe: WhatsApp teston opisonin e ri. Tashmë mund të dërgoni dhe merrni kriptomonedhave brenda bisedës

Këto filtra janë të mjaftueshëm për të gjetur një përmbajtje të caktuar në mesazhet tuaja, dhe nuk ka nevojë për sjelljen e më tepër filtrave në aplikacion. Sigurisht, do të ishte shumë mirë nëse këto ndryshime do të aplikohen dhe në aplikacionin standard.

wabetainfo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0