WC qe kontrollohet me Bluetooth dhe Android (VIDEO) - Business Magazine Albania

WC qe kontrollohet me Bluetooth dhe Android (VIDEO)


Ky lajm kurioz dhe argetues ne lidhje me shtepiaket natyrisht qe vetem nga Japonia mund te vinte, Google dhe nga komunikimi pa tel. Behet fjale per WC te prodhuar nga Satis e shoqerise Lixil me tre modele tualetesh inteligjente dhe teknologjike qe nuk do te merren vetem me higjenen … e perdoruesit, por dhe me menaxhimin hightech.

Produktet do te jene shume te ngjashme me ato qe prodhohen ne Japoni dhe ne Korene e Jugut pra me bide te integruar qe sprucon uje dhe ben larje, vetem se ndryshimi eshte qe mund te kontrollohen te gjitha pa tela ne menyre te drejtperdrejte nga smartphone fale aplikacionit te pershtatshem dhe teknologjise me bluetooth.

Procesi i teknologjise vjen edhe njehere ne Japoni dhe me i kujdesshem se zakonisht, sepse ve ne balance dy armiq te betuar sic jane teknologjia me ujin.

Nga ana tjeter sic raportohet nga studimet angleze, vdekja e celulareve, mp3, fotokamerave vjen pikerisht nga zhytja e padeshirueshme ne banjo. Per cdo menyre, duke pare se klientela japoneze eshte gjithnje e me kerkuese, Satis ka vene ne katalog tre lloje modelesh.

WC Hightech Satis kontrollohet pjeserisht nga nje aplikacion per sistem Android te shkarkueshem nga tregu Google Play. Per cfare sherben?

Shume e thjeshte, per te kontrolluar shkarkimin e ujit madje dhe ne bide. Smartphone me Android pra shnderrohet ne nje telekomande dhe ndersa qendroni ulur per te kryer ‘nevojat’ keni te gjithe kohen per te menduar si te shfrytezoni mundesite.

Me poshte eshte dhe video delikate qe shpjegon kete procedure. Po ashtu mund te seleksionohet programi i larjes dhe intensiteti i tij. Pra nuk do te jete i domosdoshem kontakti i zakonshem i dores dhe ujit, sipas prodhuesve. Lixil do te nxjerre ne treg gamen e re WC Satis duke filluar nga periudha e pare e vitit 2013.  

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0