Walmart planifikon të shtojë mijëra robotë ndihmës në dyqanet në SHBA - Business Magazine Albania

Walmart planifikon të shtojë mijëra robotë ndihmës në dyqanet në SHBA


“Asistentët e menҫur kanë potencial të madh për të bërë dyqanet e stërngarkuara të funksionojnë më mirë. Walmart ka qenë pionier në teknologji të reja, për të minimizuar kohën e shpenzuar të një punonjësi në: pastrim i dyshemeve ose kontrollimi i inventarit në rafte”, thuhet në njoftimin për shtyp të Walmart. “Kjo u jep punonjësve më shumë mundësi për të bërë atë që ata janë të kualifikuar: t’u shërbejnë klientëve ballë për ballë në sektorin e shitjes”.

Zyrtarët e Walmart thanë se kompania ka në plan të nxjerrë 1.500 pastrues të ri autonomë për dysheme të quajtur “Auto-C” dhe 300 skanera shtesë të rafteve të quajtur “Auto-S”. Përveç kësaj, 1,200 më shumë FAST Unloaders automatikisht do të skanojnë dhe rendisin artikujt.

“Punonjësit e Wallmart e kuptuan potencialin e teknologjisë së re për t’u çliruar nga përqëndrimi në detyra të zakonshme, të parashikueshme dhe manuale”, tha John Crecelius, zëvendëspresident i operacioneve qendrore për Walmart SHBA.

Ai theksoi se, kjo u jep atyre kohë për t’u përqëndruar më shumë në shitjen e mallrave dhe  shërbimin e klientëve. Kjo është edhe pjesa më emocionuese e punës në pakicë.

Burimi: The Tennessean.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0