Wall Street thotë se çmimi i Bitcoin do vijojë uljen drejt 10 mijë dollarëve - Business Magazine Albania

Wall Street thotë se çmimi i Bitcoin do vijojë uljen drejt 10 mijë dollarëve

Wall Street pret që rrëzimi i kriptomonedhës të përkeqësohet edhe më shumë.

Bitcoin mund të bjerë në 10,000 dollarë, duke përgjysmuar vlerën e saj. Ndërkohë, 60% e 950 investitorëve që iu përgjigjën sondazhit të fundit të “MLIV Pulse patën parashikuar se ajo do të rritet në 30,000 dollarë”. 40% u shprehën se po shkonte në anën tjetër. Bitcoin ra me 2.4% në 20,474 dollarë të hënën në mëngjes në New York.

Rënie e madhe

Parashikimi i njëanshëm nënvizon se sa pesimistë janë bërë investitorët. Industria e kriptove është tronditur nga huadhënës të trazuar, monedha të rrënuara dhe fundi i politikave lehtësuese të pandemisë, e cila nxiti një furi spekulative në tregjet financiare.

Rreth 2 trilionë dollarë janë zhdukur nga vlera e tregut të kriptomonedhave që nga fundi i vitit të kaluar, sipas të dhënave të përpiluara nga CoinGecko.

Lexo edhe:  Tregu drejt kolapsit/ Edhe një tjetër kompani ndalon tregtimin dhe huadhënien në kriptomonedha

Investitorët me pakicë ishin më të shqetësuar për kriptovalutat sesa homologët e tyre institucionalë, me pothuajse një të katërtën që deklaruan se klasa e aseteve ishte mbeturina. Investitorët profesionistë ishin më mendjehapur ndaj aseteve digjitale.

Por në përgjithësi, ky sektor mbetet një sektor polarizues: ndërsa rreth 28% e të anketuarve të përgjithshëm shprehën besim të fortë se kriptovalutat janë e ardhmja e financave, 20% thanë se ato janë të pavlefshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0