Volkswagen për britanikët, merr makinën e vjetër me naftë dhe ofron një të re

Volkswagen për britanikët, merr makinën e vjetër me naftë dhe ofron një të re


Prodhuesi i makinave ofron deri në 6,000 £ (7,750$) britanikëve të cilët janë të gatshëm të blejnë një Volkswagen të ri dhe ta çojnë rrangallën e tyre të vjetër për skrap.

Ky stimul, i faturuar nga kompania si një program mjedisor, vjen si pasojë e presionit gjithmonë e në rritje te kompanitë e makinave për të bërë më shumë për të ndihmuar në luftën kundër ndotjes së ajrit në Europë.

Britania dhe Franca kanë vendosur tashmë afatet për heqjen graduale të automjeteve me benzinë dhe naftë dhe disa qytete gjermane po e konsiderojnë ndalimin e veturave me naftë.

Lexoni: Volkswagen u ofron klientëve zbritje deri në 10 mijë € nëse dorëzojnë makinën e vjetër dhe marrin një të re

Shoferët britanikë të cilët do të këmbejnë çdo lloj makine që punon me karburant për një Volkswagen të ri do të përfitojnë një ulje prej 1,800 £ (2,300$) në linjën Compact, 4,000 £ (5,170$) për modelin Golf, dhe 6,000 £ (7,750$) për minifurgonët.

Në këtë program po marrin pjesë edhe markat Audi, Skoda dhe SEAT të zotëruara nga Volkswagen. Toyota (TM) njoftoi një skemë të ngjashme ditën e enjten, duke ofruar deri në 4,000 £ (5,170$) për automjetet e saj.

Volkswagen do të heqë makinat e vjetra me naftë. Motorët do të shkatërrohen për të parandaluar rishitjen e tyre në vende të tjera. Disa pjesë të tjera do të riciklohen.

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0