VOLKSWAGEN në kërkim të një "shpirti"

VOLKSWAGEN në kërkim të një “shpirti” dhe kulture të re për kompaninë


Duke folur me investitorët gjatë një udhëtimi në Kinë së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, Matthias Müller tha se kompania do të tregohet e pamëshirshme në ndëshkimin e atyre të përfshirë në skandalin e emetimeve që i ka shkaktuar një shpërfytyrim imazhit të kompanisë.

Müller bën të ditur një plan prej pesë pikash me premtimin për t’i vendosur konsumatorët e prekur nga skandali në zemër të kompanisë ndërsa kompania do të jetë në kërkim të një mentaliteti dhe kulture të re, raporton The Guardian.

“Nuk do lëmë gur pa lëvizur për të zbuluar atë se çfarë ndodhi dhe për t’u siguruar se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më kurrë,” thotë ai. Firma profesionale e auditimit Deloitte është e pajtuar nga VW për të investiguar përgjegjësit.

Müller vazhdon më tutje duke thënë se VW do ketë një riorganizim të madh të strukturës menaxheriale të kompanisë duke vënë më shumë theksin në vendimmarrjen lokale.

Ai ka thënë gjithashtu se një strategji e re do të shpallet gjatë verës së ardhshme, e cila do të shërbejë si harta strategjike e VW-së për 10 vitet e ardhshme deri në vitin 2025. Kjo do të rezultojë në reduktimin e më shumë se 300 modeleve nga portofoli i prodhimit të kompanisë. Për më tepër fokusi i kompanisë do të jetë prodhimi i makinave elektrike.

Pavarësisht humbjeve të deklaruara nga kompania dhe tërheqjes mbrapsht nga tregu të 11 milionë automjeteve për riparimin e tyre, kompania qëndron pozitive pasi shpreson se planet e saj do të rrisin të ardhurat nga shitjet e automobilave me 4% këtë vit.

Katastrofa “Volkswagen” nuk prek vetëm tregjet evropiane dhe amerikane. Rrjeti kabllor indian CNBC-TV18 raporton se VW do të tërheqë edhe 100,000 makina nga tregu indian, pasi e njëjta pajisje e integruar në makinat e tregjeve evropiane dhe amerikane është gjendur edhe në ato të shitura në tregun aziatik.

Pritet që tërheqja e automjeteve të ndodhë para dates 8 Nëntor të këtij viti dhe ka shumë gjasa të prekë ato automjete te të cilat motorrët kanë qenë të importuar. Megjithatë 20,000 mjetet të prodhuara në Indi mund të mos tërhiqen nga tregu.

 

Lexoni edhe : Volkswagen na “mëson” si ta pësosh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0