Volkswagen do të investojë edhe 193 miliardë dollarë për makinat elektrike - Business Magazine Albania

Volkswagen do të investojë edhe 193 miliardë dollarë për makinat elektrike

Volkswagen njoftoi së fundmi planet për të investuar 193 miliardë dollarë për të bërë çdo automjet të pestë që shet elektrik deri në vitin 2025. Më shumë se dy të tretat e parave do të shkojnë për softuer, fabrika të baterive dhe investime të tjera.

New York Times raporton se në një ngjarje mediatike të martën e kaluar Arno Antlitz, drejtor i Volkswagen Group, deklaroi se kompania duhet të transformohet “në një grup shërbimesh teknologjike dhe lëvizshmërie”.

“Ne duhet të fokusohemi në platformat tona”, tha Antlitz, “të tilla si hardueri ynë për automjetet elektrike me bateri, një grumbull i unifikuar softuerësh, bateritë, lëvizshmëria, drejtimi autonom”. Ai tutje shtoi se financat stabile të kompanisë së tij do ta ndihmonin atë të “vazhdonte të investonte në elektrifikim dhe digjitalizim” pavarësisht “mjedisit ekonomik sfidues” aktual.

Lexo edhe: Volkswagen dëshiron të bëhet tërësisht elektrik në 2033

CNBC raportoi se një rritje prej 68 për qind në Kinë nxiti lëvizjen e Volkswagen drejt zgjerimit të modeleve të veturave elektrike, e ndihmuar nga kompletimi i ndërtimit të një fabrike historike në Tenesi.

Numrat e dërgesave për Volkswagen ranë në përgjithësi me 7 për qind në vitin 2022, më pas drejtori aktual ekzekutiv Oliver Blume mori detyrën nga Herbert Diess – i cili e shtyu në mënyrë agresive kompaninë të përqafonte makinat elektrike – në shtator të vitit të kaluar. Blume në shtypin e së martës bëri të ditur se viti 2023 do të ishte një vit vendimtar për Volkswagen.

Falë rritjes së çmimeve të energjisë dhe rregullimit të problemeve të zinxhirëve të furnizimit të ndërprerë nga COVID-19, Volkswagen raportoi një fitim neto prej 16.7 miliardë dollarësh në vitin 2022, një rritje prej 2.6 për qind nga viti i kaluar./ Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0