Volejbollistet e UP-së, të arta në garën "Euro Milano 2019" - Business Magazine Albania

Volejbollistet e UP-së, të arta në garën “Euro Milano 2019”


 

Kaltrina Fejza, njëra nga studentet fituese, tha se është kënaqësi e dyfishtë kur edhe studion në UP edhe e përfaqëson këtë universitet.

“Të jesh student i Universitetit të Prishtinës, por edhe ta përfaqësosh atë në gara ndërkombëtare është krenari dhe kënaqësi e dyfishtë”, rrëfeu Kaltrina.

Për suksesin e studenteve të UP-së, u shpreh i lumtur edhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportiv, prof.Musa Selimi, i cili tha se këto vajza kanë përfaqësuar denjësisht universitetin.
“Jam i lumtur për suksesin që kanë arritur vajzat tona në këtë garë ndërkombëtare. Me këtë sukses dhe paraqitjet e tjera që kemi pasur në të tilla kompeticione, kemi dëshmuar se si universitet kemi vlera të nivelit të lartë”, tha Selimi.

I pari i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema, uroi studentët për suksesin e arritur,
“Është kënaqësi kur studentët tanë konkurrojnë me studentët e universiteteve të tjera në dije, por edhe në sport, gara në të cilat studentët tanë kanë rezultuar çdoherë të suksesshëm”, tha Dema.

Në finalen e kësaj gare, Universiteti i Prishtinës arriti të fitojë ndaj Universitetit të Gentit, Belgjikë, duke e lënë këtë universitet në vendin e dytë me rezultat 2:0.

/Universiteti i Prishtinës

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0